• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 14 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

LDnëMZ, Dega e Malësisë, NUK përkrah projektin e ofruar “komunë e kryeqytetit”

28 Janar, 2014
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

logo_lidhja-demokratike-ne-malin-e-ziDuke u nisur nga qëndrimet parimore të LDnëMZ mbi të drejtën e pakontestueshme të Malësisë në administratë të plotë lokale-komunë të plotë, si të gjitha komunat e tjera në Malin e Zi; duke përfillur bindjen se projekti i ofruar është vetëm një eksperiment i ri i partisë në pushtet, për të fituar në kohë, e me qëllim të manipulimit edhe me zgjedhjet e ardhshme; duke pasur para sysh faktin se me propozimin në fjalë, edhe përkundër premtimeve-“marrëveshjeve”, e ashtuquajtura “komunë e kryeqytetit” nuk përfshinë tërë territorin e Malësisë; duke vlerësuar se oferta në fjalë, sado joshëse që mund të paraqitet me zgjidhjet afatshkurta, në planin afatgjatë për Malësinë paraqet humbje; duke pasur të njohur realitetin politik në Mal të Zi që nuk siguron kalueshmëri të këtij projektligji, gjë që edhe më tepër vë në pyetje sinqeritetin e ofertuesëve të këtij projekti; duke hetuar se në draftin më të ri nuk janë kyçur një numër i madh i çështjeve të paraqitura si të pranueshme, por është tentuar që të manipulohet me to, LDnëMZ, Dega e Malësisë NUK përkrah projektin e ofruar “komunë e kryeqytetit” dhe i fton edhe subjektet e tjera që të heqin dorë nga kjo zgjidhje, e cili Malësinë edhe tutje e le peng të nevojave politike të Podgoricës, kurse subjektet politike shqiptare edhe më tutje i komprementon dhe i zhvlerëson. 

Nëse pushteti ka hetuar nevojën edhe për një eksperiment me këtë trevë (e ne themi se është vetëm edhe një hile), ai këtë mund ta finalizonte edhe pa ne, sepse ne nuk kemi forcë as mekanizma që ta ndalojmë, prandaj, ajo që nuk guxon të ndodhë është subjektet nacionale të jenë inicues apo propozues të këtij akti hileqar ndaj Malësisë dhe banorëve të saj. Madje hileqar edhe ndaj premtimeve që kanë bërë subjektet politike shqiptare që veprojnë në Malësi, se nuk do të pranojnë asgjë më pak se komunën e plotë, siç janë komunat e tjera në Mal të Zi. Pra, ne nuk kemi të drejtë morale, e as politike, që të bëjmë një gjë të tillë!

Neve, do të na vinte keq nëse do të mbetemi të vetmuar në këtë qëndrim, por megjithatë nuk do të merremi me vlerësimet e atyre që do të tentojnë të finalizojnë këtë projekt, nën pretekstin se dëshirojnë të lëvizet nga “status quo-ja”, por u tërheqim vërejtjen se lëvizjet në drejtim të gabuar, përmes kompromiseve me palë që kurrë nuk i respektuan marrëveshjet, mund të jenë më të dëmshme se pritja e realizimit të komunës përmes rrugës së paraparë me ligj. Ata që edhe tutje mendojnë dhe besojnë se përmes bisedimeve me PDS-në mund të lëvizet në këtë drejtim, mund të vazhdojnë, por jo edhe me përkrahjen tonë. Nëse forca jonë politike, për momentin duket irelevante, ju garantojmë se përvoja jonë në këtë drejtim është tejet signifikante. Se sa PDS-ja i përfillë ata që i shërbejnë, u pa edhe në zgjedhjet e Ulqinit!

LDnëMZ, Dega e Malësisë

Previous Post

Gjërat nuk ndodhin rastësisht – nga Haxhi Zeneli

Next Post

IQ-ja e gatshme për koalicion me Pozitiven dhe SDP

Next Post

IQ-ja e gatshme për koalicion me Pozitiven dhe SDP

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org