• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 15 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Bardhi për “Novosti”: farsë rreth statusit të Komunës Tuzit

7 Tetor, 2013
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari  Lidhjes Demokratike në Mal të Zi,  partisë e cila që nga themelimi i saj në vitin 1990, lufton për komunën e pavarur të Tuzit,Mehmet Bardhi,  ka hedhur poshtë në një intervistë për gazetën e Beogradit  ” Večernje novosti ” Propozimin e DPS-it, që Tuzi të kenë pothuajse të gjitha ingjirencat e komunës plotë, por në kuadër të Podgoricës.

“E  gjithë kjo është farsë. Malësia kërkon të bëhet një komunë e plotë dhe aty ska  bisedë. Çdo gjë tjetër nuk vjen në diskutim. Mbajtja e një referendumi konsultativ është gjithashtu një absurditet i madh, sepse nuk ka forcë ligjore. Pikën do ta vendos  Qeveria e Malit  të Zi, pavarësisht se si në atë referendum do të deklarohen qytetarët e Malësisë.

Për të arritur qëllimin, ka shumë çka  për të kristalizuar dhe të ndryshuar. Para së gjithash, duhet të  dihen kufijtë e komunës së ardhshme. Ku duhet të përhapet Malësia, a janë kufitë ekzistues kufijtë e saj natyrorë, ose duhet përsëri të rrihet dhe të bëhen korrigjime?

“Këto janë të gjitha pyetje në të cilat dikush duhet të përgjigjë. Unë theksoj se komunat e reja në Mal të Zi  janë krijuar duke ju falënderuar vendimeve politike, por në qoftë se Malësia dhe Zeta nuk munden ekonomikisht të mbijetojnë, atëherë unë nuk e di se kush mundet tjetër në Mal të Zi – shton Bardhi. – Kryeqyteti u bë qendra e veriut dhe jugut, që nuk është mirë. Për këtë mendoj se është  i nevojshme decentralizimi i pushtetit në mënyrë  që secilës komunë ti jepet e drejta për të disponuar me resurset e veta.

Kreu i Lidhjes Demokratike i bën thirrje Kryeministrit Milo Gjukanoviq, ministrit të ushtrisë Milica Pejanoviq Djurisiq, e cila në vitin 1997 ishte kryetare e DPS-sit, që të kujtohen Deklaratës për minimumin e parimeve demokratike, të cilët   i kanë nënshkruar së bashku atë vit. “Me atë Dokument ata kanë ndërmarrë obligimin që Tuzi të bëhet komunë e plotë. Që atëherë deri me sot kanë kaluar 16 vjet, që është e mjaftueshme që ta përmbushin premtimin dhe obligimin që  kanë marrë ta respektojnë, por është e qartë se regjimi nuk e dëshiron këtë”, deklaroi Bardhi.  “Malësia është specifike në shumë mënyra dhe më së shumti për shkak se ajo është e banuar nga shqiptarët autoktonë, kështu që pushteti i ri në komunën e pavarur në përdorim zyrtar të përdorin vetëm gjuhën shqipe. Kjo na takon sipas të gjitha të drejtave. ”

Bardhi  përfundoi se në qoftë se ky regjim flet me zë të lartë se Mali i Zi shkon me hapa të mëdhenj drejt Evropës, nuk do të ishte mirë që në këtë rrugë të pengohen nga Tuzi. Ai deklaroi se nuk kërkon asgjë që nuk u përket, por vetëm të drejtën që përsëri të kthejnë atë që padrejtësisht është marrë  në vitet 1957.

Albert Camaj

Previous Post

Reagon Alternativa Shqiptare

Next Post

Sinishtaj: Protestat dhe bojkoti janë të mundshme – Dukoviq kundërshton

Next Post

Sinishtaj: Protestat dhe bojkoti janë të mundshme – Dukoviq kundërshton

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org