• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 20 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Abazoviq: Mund të tërheqim paralele Danaj-Sheshel

20 Korrik, 2013
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti  i Malit të Zi Pozitiv (PZP), Dritan Abazoviq tha se ai nuk e shikon serioze deklaratën e Koço  Danajt, se Mali i Zi duhet të lëshojë pjesët lindore të territorit të saj, ku shumica e shqiptarëve jetojnë në atë zonë në mënyrë që ti takojnë “Shqipëria natyrale”.

“Sot kërkojmë bashkimin e të gjithë shqiptarëve, pa luftë,”  kishte deklaruar Danaj.

Abazoviq tha se atij koncepti i jepet rëndësi që nuk është reale, siç kanë konfirmuar edhe zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Ai deklaratën e Danajt më shumë e sheh si një përpjekje për marketing dhe promovim personal duke shtuar se mesazhe të tilla mund të kenë efekte negative te shqiptarët në rajon.

Siç shkruan faqja e RTMZ, Abazoviq pajtohet se në deklaratën e Danajt mund të gjenden elemente që kujtojnë në paraqitjet e radikalit serb Vojisllav Sheshel.
“Këtu nacionalizmat e këtij lloji asnjëherë nuk do të vdesin krejtësisht, pyetja është se sa do të margjinalizohen. Pyetja është se sa dikush i tejkalon veprimet e politikës së moderuar. Mund të tërhiqen disa paralelizma, por Shqipëria kurrë nuk ka patur qëllime ekspansioniste dhe nuk ka luftuar për territore që nuk ishin të saja “, përfundoi Abazoviq.

Vojisllav Sheshel është akuzuar në gjykatën ndërkombëtare për krime lufte ndaj kroatëve dhe boshnjakëve.

Funksionari i Lidhjes demokratike Nikollë Camaj tha që këtyre ideve nuk duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë, por që janë ide që forcohen për shkak të sjelljes së shteteve të regjionit ndaj Shqiptarëve dhe çështjes shqiptare, shkruan ul-info.

Funksionari i PDS-së Nikoll Gegaj mendon që deklaratat e Danajt janë anakronike dhe të panatyrshme, duke shtuar që Mali i Zi ndërton marrëdhënie të shkëlqyera me shtetet e regjionit, shkruan po i njëjti burim.

Analisti Koço Danaj ditë më parë, për agjensionin gjerman DPA, kishte deklaruar se Mali i Zi duhet lëshuar pjesët ku jetojnë shqiptarët. Ai po ashtu theksoi se, po që se nuk bashkohen tokat shqiptare, do të ketë luftë të re në Ballkan. /ulqini-online/ /MALESIA.ORG/

Previous Post

Lojrat e Mugoshes kundër referendumit në Tuz

Next Post

Shanset janë të vogla që në shtator të zhvillohet referendumi

Next Post

Shanset janë të vogla që në shtator të zhvillohet referendumi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org