• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 22 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Mbërrijnë armët e Skënderbeut

19 Nëntor, 2012
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Kanë mbërritur në mjediset e Muzeut Historik Kombëtar në Tiranë mesditën e së hënës, kushte të larta sigurie, reliket e Skënderbeut, të cilat do të ekspozohen për shqiptarët më 22 nëntor. 

Objektet e Heroit tonë Kombëtar erdhën në vendin tonë nga Porti i Durrësit dhe pas mbërritjes në Muze, për 24 orë, përkrenarja dhe dy shpatat e Skënderbeut, si edhe gravura e përmasave të mëdha e kodeksit me të dhënat e jetës së Heroit tonë Kombëtar, do të qëndrojnë të ambalazhuara kështu, siç edhe kanë mbërritur pasi sipas specialistëve, objektet duhet të përshtaten me temperaturat e reja. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Luan Malltezi thotë se objektet do të ekspozohen në Pavionin e Mesjetës.

“Eshtë përcaktuar që ekspozita do të hapet në Sallën e Skënderbeut pasi aty është vendi më i përshtatshëm. Objektet janë të mbyllura dhe janë të vendosura me kujdes nga vetë specialistët”, thotë Malltezi.

Ekspozita me reliket e Skënderbeut do të qëndrojë e çelur në Muzeun Kombëtar për 45 pas datës 22 nëntor dhe përpos kushteve të tjera të sigurisë, një kamera e posaçme është vendosur saktësisht në mjedisin ku do të ekspozohen armët e përkrenarja e Skënderbeut. Reliket e Skënderbeut janë koleksionuar nga Muzeu i Vjenës prej vitit 1588.  /Top Channel/

Previous Post

Në një Flamur të pandarë (video)

Next Post

Shoqata Alpet Shqiptare shpërndanë Flamuj në Plavë e Guci

Next Post

Shoqata Alpet Shqiptare shpërndanë Flamuj në Plavë e Guci

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org