• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 8 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Spahiu: Nishani të angazhojë Forcat e Armatosura

15 Nëntor, 2012
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Aleanca Kuqezi, pas lajmeve për nisjen e kërkimeve për naftën në det nga Greqia, nis procesin e vrojtimit të kufirit detar mes Shqipërisë dhe Greqisë. Një grup vullnetarësh të Aleancës Kuqezi janë grumbulluar dje në një protestë fillimisht në Sarandë e më pas kanë udhëtuar drejt Ksamilit, për të reaguar lidhur me marrëveshjen e ujërave mes Shqipërisë dhe Greqisë. Me simbolet kombëtare ndër duar aktivistë të AK u ngjitën në pikën më të afërt kufitare me Greqinë për t’i treguar mbarë opinionit publik se do të mbrojnë me çdo kusht dhe në çdo kohë integritetin territorial të Shqipërisë. “Jemi sot këtu për të nisur vrojtimin e pandalshëm të kufirit shqiptar dhe integritetit territorial të Republikës së Shqipërisë. Aktivistë të AK janë në gatishmëri për mbrojtjen e kufirit. Nga sot AK nis regjistrimin e vullnetarëve për ruajtjen e kufirit nismë kjo që do të shtrihet në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Aleanca Kuqezi kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, dhe për këtë ai ka vetëm një javë kohë që të angazhojë Forcat e Armatosura të ndalin kompanitë naftëkërkuese greke ose në të kundërt ne do t’i dalim për zot mbrojtjes së kufirit dhe territorit shqiptar”, deklaroi kreu i kësaj partie, Kreshnik Spahiu. Më tej, kreu i AK-së theksoi se “nga ana tjetër Berisha-Avramopulos po i bëjnë kombit shqiptar në 100-vjetorin e pavarësisë dhuratën më të shëmtuar në historinë e Shqipërisë,të cilët kanë dalë hapur kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese për marrëveshjen detare”. Aktiviteti i AK-së së fundmi ka shqetësuar dhe Greqinë, e cila e ka cilësuar këtë lëvizje si të njëjtë me ekstremistët nazistë të “Agimit të Artë”. Vetë kryediplomati grek, Avramopulos, në fjalën e fundit para Parlamentit grek, shpreh shqetësimin për rritjen e toneve të nacionalizmave në Shqipëri. /Shqip/

Previous Post

Krasniqi: Për Amerikën e jap jetën

Next Post

A po shtiremi si shumë në këtë Nëntorin e madh

Next Post

A po shtiremi si shumë në këtë Nëntorin e madh

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org