Gjykata Kushtetuese e Malit të Zi e ka hedhur poshtë ankesën e Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSh) kundër Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ). Ankesa ka qenë lidhur me shpërndarjen e mandateve në bazë të rezultatit zgjedhor, ku UDSh edhe pse ka fituar 0.9% të votave nuk ka fituar një mandat, për shkak të formulës zgjedhore e cila është përcaktuar me ligjin e ri zgjedhor.Sipas Zenkës kjo është një vjedhje që po i bëhet popullit shqiptar sepse 4.000 vota të partive shqiptare (UDSh dhe Aleancës Rinore Shqiptare) i kanë kaluar partive jo-shqiptare.
Luigj Ljubo Shkrela, anëtar i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS), ka thënë se me rezultatin zgjedhor janë të pakënaqur partitë shqiptare e jo edhe shqiptarët, sepse siç thot ai, jo gjithë shqiptarët kanë votuar partitë shqiptare. Sa i përket ligjit të ri zgjedhor, Shkrela ka thënë se ai është në dëm të pakicave të cilat nuk mund të koordinohen dhe të dalin të bashkuara në zgjedhje. Duke shprehur keqardhjen për mos marrjen e mandatit Shkrela ka thënë se UDSh ka dhënë kontribut të madh në krijimin e një shteti multietnik dhe ka qenë partner i DPS. /Shqiptarët në Malin e Zi – Albanians in Montenegro/