• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 16 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Komuna e Tuzit – nga Gjekë Gjonlekaj

21 Tetor, 2012
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Gjeniali francez i shkencave politike i shekullit XVIII Alexis de Tocqueville, ka bere studimet me te rendsishme per demokracine amerikane.Ne librin “Demokracia ne Amerike” ai shkruan gjeresisht per komunen dhe rolin e saj. Midis te tjerash thote edhe keto:
“Te gjithe popujt kane shoqerite e tyre komunale, pavaresisht funksioneve dhe ligjeve qe mund te kene bashkite ;banoret e tyre themelojne mbreteri dhe republika te medha. Tocqueville thote se Zoti me doren e vet e ka krijuar komunen”. Sipas dijetarit francez komuna eshte institucion i shenjte.
Komuna ndoshta eshte institucioni me i vjeter i shoqerise njerezore, eshte qysh ne kohen e shoqerise se pare primitive, bile para kohes se gurit, njerezit caktonin nje qender te perbashket per zgjidhjen e problemeve te ndryshme. Komuna si institucion i organizuar politike filloi per here te pare ne France. Shqiptaret kete institucion e quajne bashki. Lufterat e medha sollen ndryshime kufijsh me shume pasoja. Natyrisht popujt kufitar pesojne me shume sepse ata sakrfikohen per interesa te ndryshme. Gershera e pushtuesit dhe ato te huajat presin pa meshire sidomos atje ku gjejne bute. Keshtu ndodhi edhe me tokat shqiptare. Kjo gershere preu shqiptaret dhe tokat e tyre prej Bregut te Ulqinit e ne Qafe te Diellit . Megjithate mbijetuan, duke ruajtur gjuhen, traditat dhe fene e te pareve. Pas ndarjes ata pesuan edhe nga diktatuart qofshin ato te djatha ose te majta.
Populli shqiptar ne Mal te Zi nuk eshte pakice kombetare, sepse ata jane autoktone, jane vendas dem baba dem. Indianet e Amerikes sot jane pak por nuk quhen pakice, ata quhen vendas dhe trajtohen si te tille. Pothuajse te gjitha administratat amerikane jane treguar te kujdesshme ndaj tyre dhe kane meshire per ta. Bile ne ceremonite e medha kombetare ata shume here ulen ne krye te vendit. Nje trajtim te tille meritojne edhe shqiptaret ne Mal te Zi sepse jane populli me i vjeter ne Ballkan, kete te vertete historike e kane pranuar edhe dijetaret sllav me fame sic ishte Millovan Gjillas e te tjere. Ata nuk i kane sjellur asnje kokecarje Malit te Zi. Edhe pse ne periudha te ndryshme eshte bere gjenocid kunder tyre, ata nuk jane hakmarre edhe pse ndonje here kane pase mundesi. Ne dekadat e fundit te shekullit te kaluar me shume se gjysma e tyre u largua nga vendi. Arsyet e largimit dihen shume mire, sepse te gjithe e dijme se atje nuk kishte asnje perspektive per nje jete dinjitoze. Dridhjet e medha te Kosoves ne vitin 1981 shkaktuan reagime te ndryshme dhe shume te ashpra rreth ceshtjes shqiptare ne ish-Jugosllavi. Pothuajse te gjithe u versulen kunder shqiptareve. Deputeti i atehershem i Kuvendit Federativ te Jugosllavise Peko Dapceviq nuk u pajtua me kete qendrim dhe kundershtoi me kembengulje politiken jugosllave ndaj shqiptareve. Ai kishte thene se turperohet para shqiptareve ne Mal te Zi, sepse ne token e tyre nuk ishte ndertuar asgje. Fjalimin e tij te guximshem e kishin duartrokitur deputetet shqiptare te Kosoves, bile Fadil Hoxha i kishte shtrenguar doren.
Te drejtat kombetare te shqiptareve ne tokat e veta jane sot problem i madh. Kete problem e theksojne shume te huaj, bile edhe Dr. Henry Kissinger ne shkrimin e tij per Kosoven, gjashte vjet me pare e permend qarte problemin e shqiptareve ne Mal te Zi. Keto probleme lindin kur nuk perfillen kerkesat e natyrshme dhe te mundshme te nje populli qe jeton brenda kufijve te nje shteti sic eshte Mali i Zi sot. Shume vjet me pare populli shqiptar i Malesise ka paraqitur kerkesen per themelimin ne Tuz te nje komune shqiptare sic eshte komuna e Ulqinit ose komunat e tjera ne Mal te Zi. Ata pohojne se i plotesojne te gjitha kushtet per themelimin e nje komune dhe gjate fushatave politike u eshte premtuar kjo e drejte nga autoritetet me te larta malazeze. Premtime pas premtimesh dhe kohe me pare shumica e deputeteve te Malit te Zi votoi kunder kerkeses shqiptare.Tuzi dhe gjithe ato treva do te jene gjymtyre sakat te Podgorices.
Tuzi gjendet midis Shqiperise dhe Mali te Zi, midis Shkodres e Podgorices. Qysh ne kohet antike eshte shquar si lokalitet me rendesi per ceshtje ushtarake dhe ekonomike. Shtrirja dhe pozita gjeografike e Tuzit jane shume te rendesishme per te ardhmen, sepse ka te gjitha kushtet natyrore dhe shoqerore qe neser te jete nje metropol ballkanik. New York-u ne vitin 1750 kishte 20,000 banore. Nje fjale e urte sllave thote: “Koha nderton, koha shkatrron”. Pra edhe Tuzin me rrethe koha e ka shkatrruar dhe koha mund ta ndertoje.
Gjuha, tradita dhe kultura e shqiptareve te Malit te Zi eshte ndryshe nga ato sllavo-malazeze. Perparimi i shqiptareve duhet te zhvillohet sipas te drejtave te tyre natyrore dhe hyjnore. Ajo toke dhe ai qiell eshte i shqiptareve, tash sa mijera vjet.Gjuha shqipe eshte nje prej 12 gjuheve me te vjetra ne bote. Pa lulezimin e saj shqiptaret ne Mal te Zi nuk mund te perparojne, sepse gjuha amtare eshte baza themelore e zhvillimit njerezor. Paralelisht me kete duhet te zhvillohet kultura, ekonomia dhe politika. Malesia pa komune eshte si shtepia pa vater. Tuzi eshte qytez qe meriton te jete komune. Por emertimi “Komuna e Malesise ne Tuz” mendojme se ishte emertim shume i gabur. Te gjitha komunat e botes marrin emrin e qytetit ku veprojne. Nuk marrin emrat e maleve ose fushave per rreth. Arsyet e ketij emertimi nuk kane qene te shendosha dhe kane kontribuar per keq. Asnje qytet nuk i ploteson deshirat e te gjitheve,por te shumices. Ndryshimet tona duhet pranuar ashtu sic jane perndryshe tendencat kane pasoja. Pse te quhet Komuna e Malesise ne Tuz, kur quhet Kisha e Tuzit,gjimanzi i Tuzit, Lama e Tuzit e te tjera. Ky emertim mund te kete qene kercenues per ndonje pale tjeter qe jeton ne Tuz ose ne periferi. Ne qofte se nuk kultivohet respekti dhe toleranca midis popullit ne ate rajon, atehere kerkesat duken te dyshimta dhe nuk perfillen. Shekspiri ka thene “Sinqeriteti eshte politika me e suksesshme”. Ne Tuz jetojne shume familje bujare shqiptare te krishtera dhe myslimane. Ne te kaluaren dhe sot jetojne ne harmoni dhe nuk ka pase incidente. Edhe nese kane ndodhur jane tejkaluar. Incidentet e tjera kane qene te natyres njerezore. Ne vendet me demokratike te botes ekzistojne ndryshime te medha dhe pajtimi ose adoptimi ne keto shoqeri eshte i veshtire, por nuk ekziston tjeter rrugedalje. Ne qe jetojme ne Amerike i dijme keto dallime me mire se kushdo tjeter. Natyra e punes dhe e jetes eshte e tille ne Ameriken demokratike.
Kerkesat e shqiptareve per themelimin e kesaj komune jane te hershme dhe vendimi i Parlamentit malazez kunder nje te drejte kaq legjitime dhe elementare eshte ne kundershtim me te drejtat themelore te nje populli autokton. Me kete akt popullit shqiptare te atyre trevave u eshte mohuar nje e drejte e madhe per nje ardhmeri dinjitoze. Tuzi eshte larg nga Podgorica, aq me teper fusha dhe malesia shqiptare. Per pothuajse nje shekull nuk eshte ndertuar dicka serioze ne ate qytet edhe pse kane qene kushtet shume te mira.Diktaturat ballkanike te para dhe pas Luftes se Dyte Boterore e kane bere Tuzin qender spiunazhi dhe jo me shume. Shpresojme qe tani ato kohera kane kaluar. Eshte koha e perparimit. Te gjithe thone se infrastruktura e Tuzit dhe e trevave shqiptare per rreth eshte e rrenuar. Qeveria nuk ka investuar per te ardhmen e popullit shqiptar ne ate vend dhe si pasoje njerezit jane larguar. Mirepo ata nuk e harrojne kurre vendlindjen e tyre.Sic shihet vijne atje per vizita dhe raste te tjera. E duan dhe e nderojne vendlindjen e tyre. Natyrisht duan qe ato troje te jene te perparuara. Brenda mundesive kane ndihmuar ate toke dhe ate popull, por nese shqiptaret fitojne te drejtat e tyre normale sic eshte themelimi i nje komune do te kontribuonin edhe me shume. Nje dite shqiptaret e atyre trevave ne Amerike do te pasurohen dhe nje pjese te kesaj pasurie do te transferohet ne ate qytete. Ne Tuz ata do te flisnin gjuhen qe e kuptojne, por brezat qe kane lindur ne Amerike nuk e kuptojne gjuhen qe flitet ne Podgorice. Kjo do te jete pengese per ta. Komuna e Tuzit do te ishte institucioni kryesor veteqeverises. Eshte njoftuar se atje jane bere edhe protesta ne lidhje me kete ceshtje. Protestat per te drejta te tilla nuk jane shenja te mira per qeverine e Malit te Zi. Eshte njoftuar edhe nderhyrja e disa politkaneve amerikane ne lidhje me kete ceshtje. Per dicka qe mund ta rregullojne shqiptaret dhe malazezet nuk eshte mire nderhyrja e huaj. Kjo u kushton shume shqiptareve te Amerikes dhe krijon mosbesim e tension midis shqiptareve dhe malazezeve. Shqiptaret dhe malazezet do te jene aty pergjithemone. Popujt e qyteteruar merren vesh per ceshtje te tilla. Tuzi edhe ne kohera me kritike ka qene komune. Ne kohen e diktatures iu hoqe kjo e drejte. Atehere cfare ndryshimi ka demokracia nga diktatura. Pershperitet se gjoja prerfaqesuesit amerikane ne Podgorice kane kundershtuar kerkesen e shqiptareve per komune. Veshtire besohet nje qendrim i tille amerikan. Por edhe nese eshte e vertete, amerikanet nuk kane te drejte te shkojne aq larg. Tuzi, Fusha dhe Malesia nuk jane toka te Amerikes. Ato jane tokat e shqiptareve.
Qeveria qendrore e Malit te Zi ndihemon finaciarisht ekzistencen e 20 e sa komunave te saj, valle nuk mund te mbeshtese nje komune te re shqiptare. Keto jane arsyetime te dobeta dhe te papranueshme. Ne fillim kjo komune mund te ballafaqohej me probleme,por me kohe do ta merrte veten. Cdo qeveri qendrore fillimisht ndihmon konsolidimin e institucioneve te reja, cfare mund te bente edhe per komunen e Tuzit. Natyrisht se ndonje shqiptar ka futur ndonje hu ne rroten e qerres shqiptare, por kujdese se edhe ne rroten e qerres malazeze per pavaresi mund te futen pyka te tilla. Me kete akt Kuvendi i Malit te Zi eshte treguar i dobet. Ata deputet ndoshta nuk kane degjuar se veren e rakine “VRANAC” te vreshtave shqiptare,e blejne shqiptaret e Amerikes dhe sikur te mos ishin ata ndoshta nuk do te kishte treg per kete prodhim malazez.
Kete pleqeri malazezet e kane bere pa shqiptare. Nje fjale e urte thote llogari pa hanxhine. Shqiptaret e Amerikes jane shume te pakenaqur me vendimin e Kuvendit te Malit te Zi. Natyrisht vendimet parlamentare nuk jane absolute. Meriton te rishqyrtohet edhe nje here kjo ceshtje para se te behet problem edhe me i madh. Edhe njehere themelimi i Komunes se Tuzit eshte e drejte hyjnore dhe natyrore.

P.S.: Ky shkrim eshte botuar ne shtypin shqiptar ne Nentor te vitit 2005 dhe po
ribotohet pa asnje ndryshim.

Previous Post

Më 28 Nëntor, FSK parakalon në Tiranë

Next Post

Gjykata Kushtetuese hedhë poshtë ankesën e UDSH-së

Next Post

Gjykata Kushtetuese hedhë poshtë ankesën e UDSH-së

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org