• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 4 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Koalicionet shqiptare në bisedime me tjerët por jo me njëra tjetren

19 Tetor, 2012
in Lajme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Hollaj , Draga, Cunmulaj, Sinishtaj, NimanbeguPartija Boshnjake Iniciativa Qytetare Kroate dhe koalicioni “Forca për bashkim” bashkërisht do të negociojnë  për koalicion pas zgjedhorë

Kryetarët e Partive Boshnjake, Iniciativës Qytetare Kroate dhe Forcës së re Demokratike ranë dakord sot që  bashkërisht  të negociojnë mbi koalicionin  eventual pas zgjedhore, me subjektet tjera. Kryetari  i grupit parlamentar të BS, Sulo  Mustafic, theksoi  pas takimit se Kryetarët e partisë, Rafet Husovic  Marija Vucinovic,  Nazif Cungu, kanë ranë dakord  mbi rregullim e  një platformë harmonizimit nga e cila do të negociojnë.

“U ra dakord pjesëmarrja e përbashkët në negociatat e ardhshme ku ne platforme do të përfshihen gjërat thelbësore lidhur me statusin e pakicave në Mal të Zi dhe për të përmirësuar pozicionin e tyre të përgjithshëm,” deklaroi  për agjencinë  ”MINA”,  Mustafic. Ai deklaroi  se ditët në vijim  përfaqësuesit e  BS, HGI  dhe  Forcës,  do të  përgatisin platformën,  në të cilën do të jenë të bazuara “interesat e përbashkëta të tre popujve pakice në Mal të Zi.”

“Dhe pastaj me këtë platforme  bashkërisht,  këto subjekte politike , do të marrin pjesë në negocimin rreth pjesëmarrjes në Qeveri dhe formimin e  shumicës që do të formojë Qeverinë” deklaroi Mustafic.

Mehmet Bardhi: Ende nuk ka marrëveshje me DPS

Koalicioni Shqiptar ende nuk ka arritur një marrëveshje mbi koalicionin pas zgjedhorë me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS), duke shtuar  se  ky koalicion  është i gatshëm  për bisedime si me qeverinë ashtu edhe me opozitën, deklaroi për  gazetën  “Vijesti”, Kryetari i Lidhjes  Demokratike në Mal të Zi Mehmet Bardhi.

Bardhi deklaroi se kërkesat  e Koalicionit  Shqiptar në bisedime  do të jenë  qëTuzi ta kenë Komunën e plote dhe shqiptarët të jenë të përfaqësuar në mënyrë proporcionale në institucione.

“Nuk kam asnjë informacion se kanë filluar bisedimet me DPS, por ne jemi të gatshëm për bisedime me opozitën dhe qeverinë. Jam i  gatshëm për të dëgjuar të gjitha anët, ndërsa zotërinjtë e qeverisë dhe të opozitës të vënë ofertën në letër, mandej do të shohim “, deklaroi  Bardhi për  agjencinë ”MINA ”.

Ai tha se KSH ka regjistruar sukses në zgjedhjet duke fituar një mandat, duke vlerësuar se shqiptarët kanë përjetuar rënie në zgjedhjet, sepse në Kuvënd do  të kenë vetëm dy përfaqësues.

“Ligji diskriminon pakicat”

“Ligji ka dëshmuar se nuk është i mirë dhe i drejtë, dhe  se diskriminon popujt pakicë. Doli se kundërshtimi jonë  për miratimin e saj ishte i justifikuar, sepse ligji nuk është në përputhje me dispozitat e Kushtetutës”, deklaroi Bardhi.


Gjeka  hynë  në Qeveri

Koalicioni Shqiptar  kryesisht ka rënë dakord me Koalicionin Mali  Zi  Evropian  dhe sipas asaj marrëveshje Shqiptarët do  të marrin një ministri dhe garancinë  se Malësia do të jenë Komunë e plotë njofton ‘’Vijesti’’.

Sipas ‘’Vjestit’’ disa bashkëbisedues të cilët  janë  të informuar  me negociatat kanë konfirmuar se  Koalicioni  Shqiptar do të hyjë në Qeveri, në të cilën përveç tyre tani për tani duhet të jetë edhe  Iniciativa Qytetare Kroate (HGI).   Edhe pse nuk kishte asnjë diskutim specifik mbi funksionet, pritet që një përfaqësues i koalicionit shqiptar, në krye të cilës  është Lideri  i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka,  të marrë një vend në Ministri për mbrojtjen e të drejtave të pakicave, ministri të cilën  deri me  tani e  mbulonte Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

“Pjesa kryesore e marrëveshjes është një garanci e Koalicionit qeverisës për të siguruar statusin e  Komunës së plotë të Malësisë, ku  DPS do  qëndrojnë pas kësaj ide në referendum. Në këtë rast, qytetarët e Malësisë do të votojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale  në Komunën  e vet  “, deklaroi një bashkëbisedues  për ” Vijesti “.

Koalicionin shqiptar,  përpos Partisë Demokratike e përbejnë  edhe Lidhja Demokratike e  Alternativa Shqiptare,  ku në parlament do të  kenë një deputet dhe  së bashku me deputetin e HGI  do i mundësonin  shumicën Malit te  Zi Europian.

Nga Koalicioni qeverisës thonë se bisedime konkrete me Gjekën , nuk kishte, por koalicionin shqiptar e shohin si aleatë natyrore ku  së bashku me HGI do të siguronin shumicën në parlament.  Ata nuk e përjashtojnë mundësinë që  në Qeveri të hyjnë edhe  Partia Boshnjake  dhe lista tjetër shqiptare, Forca për Bashkim, duke deklaruar se do të  kërkojnë sa më shumë mbështetje për Qeverinë. Korniza  mbi zgjerimin e koalicionit, siç thonë ata, do të varet nga kërkesat e partive të pakicave.  /Albert Camaj/

 

Previous Post

Shqiptarët pas zgjedhjeve

Next Post

Fondi Humanitar “Malësia” shembull dhe promotor i bëmirësisë

Next Post

Fondi Humanitar “Malësia” shembull dhe promotor i bëmirësisë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org