• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Iniciativa Qytetare ndanë bursat për studentët fitues në vitin akademik 2011/12

7 Prill, 2012
in Lajme
Iniciativa Qytetare ndanë bursat për studentët fitues në vitin akademik 2011/12
Share on FacebookShare on Twitter

Iniciativa Qytetare, e përfaqësuar në parlamentin e Malit të Zi nga deputeti, Vasel Sinishtaj, dje solemnisht dorëzoi bursat studentëve nga Malësia.

Kjo strukturë politike ndihmon studentët nga treva e Malësisë, për të përballuar shpenzimet gjatë studimeve, ashtu që përfaqësuesit e IQ, njoftuan se për vitin akademik 2011/12, kanë stipenduar 10 studentë , me nga 500 euro, dhe tre student të tjerë me kompensim mujor nga 50 euro në muaj.

Smajl – Maliq Çunmulaj, duke i përgëzuar fituesit e kësaj burse, tha se IQ, në këtë mënyrë tenton të ndihmoj studentët tonë të cilët me përfundimin e shkollimit do të kontribuojnë në zhvillimin e Malësisë.

Ndërkaq, deputeti, Vasel Sinishtaj, pohoi se struktura të cilën e përfaqëson do të vazhdoj me këtë aktivitet edhe në të ardhmen duke inkurajuar të rinjtë nga këto treva të vazhdojnë shkollimin superior. Ai vlerësoi se të rinjtë tonë janë e ardhmja e këtij vendit, andaj të gjitha strukturat e shoqërisë e kanë obligim të investojnë dhe të ndihmojnë gjeneratën e re, në veçanti në shkollimin e tyre , pasi që ajo është perspektiva e vetme e tyre.

Përfaqësuesit e IQ, po ashtu njoftuan se vendimin e për fituesit e kësaj burse e kanë miratuar më 7 mars, ditën e mësuesit, por qëllimisht i kanë shpërndarë dje, më 6 prill, ditën e ngritjes ë flamurit tonë kombëtar, në malin Bratilë, në vitin 1911. /Malesia.Org/

Mali i Zi
Komuna urbane Tuz
Iniciativa qytetare
Nr. 04/2012-1
Tuz, 02.04.2012.

Me Vendim të Këshillit drejtuas të Iniciatives qytetare Nr. 04/2012 të dates 05.03.2012, me rastin e 07. Marsit – Ditës së mësuasit, është vendosur që për vitin akademik 2011/2012, për 10 (dhjetë) student nga Malësia të ndahen bursat me vlerë nga 500,00 euro.

Në bazë të këtij Vendimi Këshilli drejtuas vendosi të ndihmoj këta student/e:

1. Valbona Rrok Sinishtaj, Fakulteti juridik në Podgoricë, viti i I;
2. Toni Nikë Ivezaj, Histori-gjeografi në Gjakovë, viti i III;
3. Elmedina Fadil Dreshaj, Punë sociale në Shkodër, viti i III;
4. Suzana Dodë Gjonaj, Fakulteti juridik në Podgoricë, viti i I;
5. Valentina Marash Junçaj, Mësuesi në Podgoricë, viti i III;
6. Driton Gjelosh Gjokaj, Fakulteti ekonomik në Podgoricë, viti i IV;
7. Gjon Kolë Gjonaj, Fakulteti elektrotehnikë – shkencat kompjuterike-Podgoricë, viti i I;
8. Lindita Elez Nikaj, Fakulteti elektrotehnikë në Podgoricë, viti i II;
9. Behar Rasim Axhoviq, Fakulteti i mjeksisë në Sarajevë, viti i IV dhe
10. Kristina Kolë Junçaj, Infermjeri në Shkodër, viti i II.


Me shpresë se kjo ndihëm simbolike do të Ju nxisë për një suksesë më të mirë gjatë studimeve, ne Ju urojmë shëndet dhe gëzime në jetën tuaj me dëshirë që pas studimeve kontributin tuaj ta jepni në të mirën e Malësisë.

Për Këshillin drejtuas të Iniciatives qytetare,
Kryetari,
Smajl – Maliq Çunmulaj

Ngase mundësit financiare të Iniciatives qytetare janë të kufizuara, Këshilli drejtuas vendosi që, përveç këtyre 10- të studentëve që të hollat ju paguan menjiherë në gjiro-llogarinë e tyre, edhe tre student të tjer nga Malësia të ndihmohen me nga 50,00 euro në muaj. Ata janë: Albert A. Ivezaj, dega e gjeografisë dhe edukatë qytetare në Gjakovë, viti i III; Zef Gj. Ujkaj, master në degën e historisë në Tiranë dhe Driton P. Sinishtaj, master në shkencatë politike në Tiranë.

Previous Post

Urime për Festën e Pashkëve

Next Post

Lajmërim: Kremtimi i 101-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe në Tuz

Next Post
Lajmërim: Kremtimi i 101-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe në Tuz

Lajmërim: Kremtimi i 101-vjetorit të Kryengritjes së Malësisë së Madhe në Tuz

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org