• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 21 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Shans historik i partive shqiptare të qeverisin Ulqinin

20 Tetor, 2010
in Lajme
Ulqin, shqiptarët të përçarë në zgjedhje
Share on FacebookShare on Twitter

Subjektet politike të cilat në zgjedhjet e së dielës në Ulqin morën më shumë vota, nuk i kanë filluar ende negociatat për të themeluar shumicën parlamentare në kuvendin vendor, njofton Kosovalive.

Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), që ka pushtetin qendror, e që ka siguruar 7 vende në parlamentin e Ulqinit, thotë se është e hapur për negociata, por duket sikur vetëm “vullneti” i saj politik do të jetë vendimtar i përbërjes së qeverisë së ardhshme vendore.

Forca e Re Demokratike në parlamentin e ardhshëm lokal përfaqësohet me 11 këshilltarë. Lideri i saj Nazif Cungu thotë për KosovaLive se po ashtu është e hapur, por meqë është subjekti më i madh politik shqiptar në Ulqin, ”parimisht, partitë që kanë më pak mandate duhet të trokasin në derën tonë.”

Kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve (UDSH), Ferhat Dinosha, i cili në zgjedhjet e së dieles hyri në koalicion me Partinë e Prosperitetit Demokratik, siguroi 10 mandate, thotë se ditëve të ardhshme do të zhvillojnë negociata për të vazhduar ushtrimin e pushtetit lokal në Ulqin me DPS.

Bartësi i listës zgjedhore të DPS në Ulqin, Luigj Shkreli shprehet se negociatat për themelimin e pushtetit vendor do ta nisim pasi Komisioni zgjedhor të shpallë rezultatet zyrtare “…dhe do ta peshojmë mirë se si do t’u qasemi qëndrimeve të partisë sonë.”

Shkreli nënvizon se ka pak rëndësi se me kë do të jenë në koalicion, sepse shikuar realisht, as Forca, as UDSH pa ta, sipas tij, nuk mund të bëjnë qeverinë lokale.

“Përparësi rreth bërjes së shumicës parlamentare ka partneri i deritashëm, Unioni Demokratik i Shqiptarëve”, mendon Shkreli.

Por, njohësit e pavarur të rrethanave politike në Ulqin thonë se Forca dhe UDSH kanë shansin historik që bashkërisht të themelojnë qeverisjen vendore, duke kthyer kështu pushtetin vendor në Ulqinin në duart e partive nacionale shqiptare. /Koha Net/

KOMENTOJE

Previous Post

Në nderë të përvjetorit të lumturimit të Nënë Terezës, SH.K.A “Dedë Gjon Luli” organizoi program artistik “Për Dashuri”

Next Post

Lëvizja “VETEVENDOSJE” më mirë të rrinte ajo që ishte

Next Post
Lëvizja “VETEVENDOSJE” më mirë të rrinte ajo që ishte

Lëvizja “VETEVENDOSJE” më mirë të rrinte ajo që ishte

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org