• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 12 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Shqiptarët në Mal të Zi të përçarë rreth ligjit mbi pakicat

1 Mars, 2010
in Etnike/Rajoni/Bota
Shqiptarët në Mal të Zi të përçarë rreth ligjit mbi pakicat
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike dhe deputet i kësaj partie në Kuvendin e Malit të Zi, i ka bërë thirrje Qeverisë së Malit të Zi që të tërheq nga procedura Propozimligjin mbi të drejtat dhe liritë e pakicave, duke vlerësuar se ministria përkatëse synon ta vërë nën kontroll punën e këshillave nacionale, merr vesh KosovaLive.
Mbi këtë draft të ligjit, Kuvendi i Malit të Zi do të diskutojë të mërkurën.
Bardhi konsideron se Qeveria, duhet të punojë së bashku me përfaqësuesit politikë të pakicave, sidomos, me ata që kanë përfaqësuesit e tyre në parlamentin republikan dhe ata lokal, përfaqësuesit e këshillave nacionale, për të përgatitur ndryshime dhe plotësime të këtij ligji.
Sipas Bardhit, Ministria mbi të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave, që drejtohet nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH), dëshiron të kontrollojë Këshillin Nacional të Shqiptarëve. Ky, sipas gjasave është edhe qëllimi i këtij ligji, mendon Bardhi. Ai shton se mjetet financiare që ndahen për punën e këshillave nacionale janë të vogla.
“Qeveria e ka aprovuar këtë propozimligj, i cili më shumë është hartuar nga inati dhe mëria e dikujt. Këshillat nacionale posa kanë filluar të veprojnë, ndërsa tash dikush synon që çdo gjë të nis nga fillimi”, nënvizon Bardhi.
Lideri i UDSH, Ferhat Dinosha, ministër aktual për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave në Qeverinë e Malit të Zi, që nga themelimi i Këshillit Nacional Shqiptar ka kritikuar Lidhjen Demokratike në Malin e Zi se “ka shkelur ligjin në Kuvendin e elektorëve, duke marrë shumicën absolute në përbërjen e këtij këshilli, duke mos i lënë vend shoqërisë civile”.
Mbi këto baza, ministri Dinosha thotë se duhet bërë ndryshime, sepse partitë politike në këshilla hyjnë sipas automatizmit. /Koha Ditore/

KOMENTOJE

Previous Post

Liberalizimi i vizave shpopullon Luginën e Preshevës

Next Post

Intervistë me Suzana Dedvukaj Miss Malesia 2009

Next Post
Intervistë me Suzana Dedvukaj Miss Malesia 2009

Intervistë me Suzana Dedvukaj Miss Malesia 2009

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org