• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Në mbrojtje të tokave të Kosovës, në përkrahje të kërkesës legjitime të Malësisë

1 Nëntor, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Me Malin e Zi problem, jo vetëm toka shqiptare e vjedhur
Share on FacebookShare on Twitter

Letër e hapur institucioneve të Kosovës, të Malit të Zi, ambasadave dhe OJQ-ve e Shoqatave në Evropë e SHBA

Shoqata e Vëllazërisë Kosovë Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”duke qenë pjesë e Këshillit organizativ të protestës së banorëve të Dukagjinit që po shprehnin pakënaqësinë e tyre të thellë për vjedhjen e 5 kilometrave të tokës së Kosovës nga ana e Malit të Zi, ka organizuar takime me OJQ-të më aktive në komunën e Pejës e pastaj bashkë edhe me Këshillin Organizativ janë takuar edhe me përfaqësues dhe banorë të 24 fshatrave, që janë të goditura nga ky akt i njëanshëm i Malit të Zi.

Shoqata e Vëllazërisë Kosovë Malësi e Madhe “Martin Dreshaj”, OJQ “Syri i Vizionit”, Lëvizja “Vetëvendosja” , Këshilli Regjional për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, Shoqata e Zejtarëve të Pejës, fshatrat Srellc i Ulët e i Epërm me 2740 banorë, të 1800 banorët e Llukës së Epërme, 60 të Prapaçanit, 843 të Dubovikut, 621 të Krushecit, të 900 banorët e Lëbushës, 1800 të Rashiqit, 1225 të Irzniqit, 607 të Kralanit, 1534 të Gllogjanit, 1500 banorët e Loxhës, 1234 banorët e fshatit Raushiq, 600 banorët e Poçestës, 630 të Zabllaqit, 243 të Kliçinës, 721 të Dobërdolit dhe të gjithë banorët e fshatrave Radac, Albë e Madhe , Albë e Vogël , Fierzës e Kaliqanit dhe pjesa më madhe e banorëve të fshatit Baran janë pajtuar unanimisht që t’u dërgojnë letër të hapur alarmi institucioneve të Kosovës, të Malit të Zi dhe OJQ-ve e Shoqatave në Evropë e SHBA duke paralajmëruar se nëse nuk ngritet brenda një jave një komision ndërshtetëror dhe nuk merren hapa konkret për vënin e kufirit atje ku duhet dhe nëse nuk u kthehen tokat e vjedhura ata do të organizojnë protesta masovike me pjesëmarrjen e gjithë këtyre banorëve dhe anëtarëve të OJQ-ve më aktive të Pejës e Dukagjinit. Ata e shpallin të pabazë deklaratën e Drejtorit të Policisë së Malit të Zi, Veselin Veloviq se gjoja tabelat paralajmëruese janë vënë në territorin e Malit të Zi.

“Keni rrëmbyer me mijëra hektarë të bjeshkëve e kullotave tona. Dokumentet që posedojmë dhe realiteti nëpër dekada e shekuj tregon se ku është kufiri i vërtetë. Shteti yt ka vjedhur kilometra të tokës së Kosovës dhe gjithë këtë nuk do ta lëmë në heshtje”, është porosi dhe reagim i banorëve të 24 fshatrave të Dukagjinit dhe i 5 OJQ-ve e Shoqatave më aktive të Pejës,lidhur me deklaratën e pa bazë e tendencioze të kryepolicit malazez Veloviq. Ata po ashtu kritikojnë reagimin e ngathët e të zbehtë të Drejtorit të Policisë së Kosovës , Sheremet Ahmeti lidhur me deklaratën e pabazuar të Veloviqit. Me këtë letër alarmojmë institucionet e të dy shteteve se protestat kaq masovike mund të përcillen edhe me ndonjë ekses eventual dhe për këtë përgjegjësinë do ta bartin këto institucione.

Në këto takime Shoqata e Vëllazërisë Kosovë – Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” ka ngritur edhe çështjen e mohimit të të drejtave elementare në Malësi nga pushteti i Malit të Zi dhe për kërkesën legjitime të malësorëve për komunë të plotë. Banorët e të 24 fshatrave të Dukagjinit dhe anëtarët e 5 OJQ-ve më aktive të Pejës përkrahin angazhimet demokratike të OJQ-ve, subjekteve politike shqiptare, të Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi dhe të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Malësia e Madhe”, Lëvizjes “Atdheu na Bashkon”, Fondit Humanitar “Malësia”, dhe Shoqatës “Dedë Gjon Luli” për realizimin e kësaj të drejte elementare për komunën e plotë, e drejtë kjo e garantuar edhe me nenin 113, paragrafi 2 e nenin 9 të Kushtetutës së Malit të Zi dhe me nenet e Kartës Evropiane për vetëqeverisjen Lokale, Dokumentin e miratuar në Mbledhjen e Dytë të Konferencës për Dimensionin Njerëzor të OSBE-së, Deklaratës së Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e pakicave kombëtare, të Rekomandimit 1201 të Kuvendnit të Parlamentit të këshillit të Evropës në vitin 1993 e shumë dokumente të tjera ndërkombëtare. I kujtojmë Malit të Zi se masa më e saktë e demokratizimit të një vendi është sa respektohen të drejtat legjitime të pakicave. Institucionet e Kosovës meritojnë admirim në Evropë lidhur me këtë sferë. Jo vetëm Mali i Zi, por edhe shumë shtete të Ballkanit duhet marrin shembull në Kosovë se si respektohen të drejtat dhe si trajtohen pakicat .

Rrahman Jasharaj, Zëdhënës i Shoqatës së Vëllazërisë Kosovë – Malësi e Madhe “Martin Deshaj”,

Numri kontaktues 044 106 392

KOMENTOJE

Previous Post

Veloviq: Tabela gjendet në territorin e Malit të Zi

Next Post

Kosova nderoi ish presidentin Bill Clinton – heroin amerikan te Kosoves

Next Post
Kosova nderoi ish presidentin Bill Clinton – heroin amerikan te Kosoves

Kosova nderoi ish presidentin Bill Clinton - heroin amerikan te Kosoves

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org