• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 11 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Çeku në paraburgim deri të shtunën

24 Qershor, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria bullgare do të zgjasë paraburgimin për ish-kryeministrin e Kosovës Agim Çeku deri të shtunën, ka bërë të ditur kryeprokurori bullgar, Nikolj Kokinov.

Siç bën të ditur radioja shtetërore e Bullgarisë – e cila thirret në deklaratën e prokurorit – pas kalimit të kohës së paraburgimit prej 24 orësh, i cili i ishte përcaktuar të martën, paraburgimi për Agim Çekun do të zgjatet edhe për 72 orë.

Pasi: Çeku viziton Bullgarinë me ftesën time

“Zoti Çeku viziton Bullgarinë me ftesën time” – ka thënë ish-ministri i Jashtëm bullgar Solomon Pasi.

“Unë kam krijuar kontakte të përhershme me Agim Çeku, me të cilin kemi këmbyer vizita – unë vizitoj Kosovën, ai viziton Bullgarinë. Ne jemi duke punuar në dy drejtime kryesore – në integrimin e Kosovës në strukturat euroatlantike dhe në veçanti në formimin e Klubit të Atlantikut”, ka thënë Pasi për agjencinë bullgare “Focus”.

Arrestohet Agim Çeku

Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku u arrestua të martën në mbrëmje nga autoritetet bullgare në vendkalimin kufitar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë, në bazë të një urdhër–arresti të Serbisë, i cili është lëshuar në vitin 2002.

Zëdhënësi i Partisë Socialdemokrate në Kosove, Gëzim Kasapolli tha se Çeku është arrestuar ndërsa ishte duke udhëtuar për në kryeqytetin bullgar, Sofje, ku ishte i ftuar në një takim zyrtar të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Bullgarisë.

“Ish-kryeministri pritet të lirohet (të mërkurën) nesër në mëngjes”, tha zëdhënësi Kasapolli.

Çeku është arrestuar disa herë më parë me fletë arreste të lëshuara nga Serbia, por është liruar të gjitha herët.
Kosova e ka kundërshtuar përpjekjen e Serbisë për të ndaluar Çekun, me argumentin se Serbia nuk ka juridiksion mbi qytetarët e Kosovës.
Beogradi e akuzon Çekun për krime lufte kundër serbëve në fund të viteve 1990, kur ai ishte drejtues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para pak muajsh, Agim Çeku në bazë të fletarresteve serbe u arrestua në Kolumbi, ku edhe ju ndalua hyrja për 10 vite. /Telegrafi/QiK/VoA/TCH/

KOMENTOJE

Previous Post

Topi mbledh krerët e rajonit në Vlorë. Sejdiu, Ivanov e Vujanovic sëbashku në një tryezë

Next Post

NJOFTIM

Next Post

NJOFTIM

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org