• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 24 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Kundërshtohet zgjedhja e Nikë Gjeloshaj për bartës të listës e Alternativës Shqiptare nga një pjesë e Këshillit Qendror

1 Mars, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Shtatë anëtar të Këshillit Qendror të Alternativës Shqiptare kundërshtojnë zgjedhjen e Nikë Gjeloshaj për bartës së listës për zgjedhjet e 29 marsit dhe paralajmërojnë se do të braktisin partin. Ata paralajmërojnë se bartës i listës për ta është Vasel Sinishtaj, deputeti i deritanishëm.
Në deklaratën që u nënshkrua nga kryetari i KU Tuz Smail Çunmulaj, Vasel Sinishtaj, Nikollë Gegaj, Lindon Gjelaj, Rexhep Çunmulaj, Mark Gegaj dhe Rexhep Gjokaj thuhet se shtatë anëtarë të Këshillit Qendror vendosen të ndalin punën e këtij organi partiak.
Këshilli Qendror i ASH-se përbën gjithsej 13 antarë.
Ata paralajmëruan se do të vazhdojnë bisedimet për krijimin e koalicionit me Forcen, Aleancen e Re dhe Lidhjen Demokratike.

Nikë Gjeloshaj shpjegon se është i habitur nga deklaratat e kolegëve të partisë dhe shton se ai është zgjedhur nga organi më i lartë i partis. Në mes tjerash ai shton se Sinishtaj dhe Gjelaj mbas zgjedhjes së tij, e kishin përshëndetur dhe uruar sukses në zgjedhjen.

Këshilli Qendror zgjodhi Nikë Gjeloshaj për bartës të listës të premten ku moren pjesë 12 nga 13 antarë të Këshillit.
Gjysma e anëtarëve prezent përkrahen Vasel Sinishtaj kurse gjashtë tjerët (gjysma tjetër) përkrahen Nikë Gjeloshaj.
Në bazë të statutit partiak, zgjedhja u bë me votën e kryetarit të partis, Gjergj Camaj i cili votoi Nikën.
Nikë Gjeloshaj shpjegon se gjithçka është bë sipas procedurës, asgjë nuk u bë nga rruga.
Alternativa Shqiptare zgjodhi kandidatin e vet dhe përderisa rrinë mbas vendimit, unë jam kandidati i saj, tha Nika.

Vasel Sinishtaj shpjegon se zgjedhjet nuk ishin në përputhje me statutin partiak.
Ai thotë se mbledhja nisi një orë më herët sesa ishte e caktuar dhe se votimet nuk u bën në përputhje me procedurën.
Ata nisën mbledhjen më herët edhe pse e dinin se anëtari i KQ Rexhep Çunmulaj ishte në Prishtinë për të diplomuar. Çunmulaj e kishte lënë në shkrim dhe nënshkruar voten e tij, e gjithashtu edhe thirri në telefon, por kjo mënyrë e votimit nuk u pranua, tha Vasel Sinishtaj. Ai shton se sikur ta kishin ditur, nuk do të kishin marrë pjesë në mbledhje dhe në atë mënyre mbledhja nuk ishte mbajtur.

Në nenin 21 të statutit partiak të ASH-së thuhet se kryesia bien vendimet me shumicë votash të anëtarëve prezent, kurse në rast të votave të barabarta, vendos kryetari.
Sinishtaj thotë se partia ende nuk ka kryetarë edhe pse ishte vendosë që kryetari të zgjidhet shtatorin e kaluar dhe shton se Gjergj Camaj është vendosë në detyrën e kryetarit deri sa te mbahet mbledhja zgjedhore. / burimi: Vijesti /

KOMENTOJE

Previous Post

Nikë Gjeloshaj zgjidhët bartës i listës së Alternativës Shqiptare

Next Post

Përpjekjet e fundit të partive shqiptarë për formimin e koalicionit

Next Post

Përpjekjet e fundit të partive shqiptarë për formimin e koalicionit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org