• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 8 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Mehmet Bardhi përgëzoi udhëheqësinë më të lartë të Kosovës me rastin e 1-vjetorit të Pavarësisë

17 Shkurt, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, zotëri Mehmet Bardhi, me rastin e 1-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, u dërgoi telegram urimi udhëheqësve më të latë të Shtetit të Kosovës dhe kryetarëve të partive parlamentare: Fatmir Sejdiu, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Ramush Haradinaj, Nexhat Daci e Behxhet Pacolli, në të cilin, përveç të tjerave thuhet:

– Me rastin 17 shkurtit 2009, 1-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës shtet të pavarur dhe sovran, në emër të Lidhjes Demokratike në Mal të Zi, partisë së parë politike të shqiptarëve në trojet e veta shekullore, sot në Malin e Zi, ju dërgojmë urimet tona më të ngrohta vëllazënore.

Shqiptarët nga këto treva dhe nga trevat e tjera…, në Kosovë, që në fillim, gjetën përkrahje jetëdhënëse. Atëherë kur regjimet e ish-Jugosllavive po mundoheshin të na i mbyllin të gjitha shtigjet e zhvillimit, të gjitha shtigjet e dritës, të dijes, shkollimin në gjuhën amtare shqipe, në Kosovë u shkolluan gjenerata e gjenerata dhe morëm dije në shkolla të mesme e në fakultete, ku edhe sot e kësaj dite mbet destinacioni kryesor edhe i gjeneratave të tashme. Në Kosovë morëm dijet themelore jo vetëm të mësimit të mirëfilltë, po mbi të gjitha mësimet nga atdhetaria. Me këtë rast i falënderoj të gjithë ata që na përkrahen, të gjithë ata mësues e profesorë që na dhanë mësim, që na mundësuan të shkollohemi. po edhe të tjerët, që na strehuan në shtëpitë e nxënësve dhe të studentëve. Faleminderit nga zemra. Faleminderit Kosovë!

Shpresat tona edhe më tej janë Atje. Shqiptarët në trojet e veta stërgjyshore, sot në Malin e Zi, po ballafaqohen me shumë probleme… Tash ndihma institucionale e Kosovës është më e nevojshme se kurrë. Faleminderit.

Ju njoftojmë se me rastin e 1-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Lidhje Demokratike në Mal të Zi, për kontributin e dhënë në pavarësimin e Kosovës, i ndanë mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilën do t’ia dorëzojmë Ambasadorit të SHBA-ve në Podgoricë ekselecës së tij Roderick Moore.

Edhe një herë Urime! Urime PAVARËSIA! –

SHËRBIMI PËR INFORMIM
Tuz , më 17 shkurt 2009

KOMENTOJE

Previous Post

Tahiri uroi presidentin Sejdiu në përvjetorin e pavarësisë së Kosovës

Next Post

Shqipëtarët e Amerikës shënuan ditëlindjen e parë të pavarësisë së Kosovës

Next Post

Shqipëtarët e Amerikës shënuan ditëlindjen e parë të pavarësisë së Kosovës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org