• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 14 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

I harrojnë shqiptarët në Mal të Zi, u vjen keq për dhjetëra malazezë

31 Janar, 2009
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Një delegacion qeveritar i Malit të Zi, vjen në Kosovë me ftesë jo qeveritare, por nga Shoqata malazeze e Kosovës, edhe pse kërkon të shqyrtoj çështje të një rëndësie të veçantë, si ajo e njohjes së pakicës malazeze në vend. Delegacioni, i kryesuar nga nënkryetari i Kuvendit, Rifat Rostoder, ka realizuar një sërë takimesh me personalitetet më të larta të Kosovës, pavarësisht në e kishin në agjendë apo jo këta të fundit.

Kryeparlamentarit i vjen keq për komunitetin malazez

Pavarësisht se nuk e kishte në “plan” që kryeparlamentari, Jakup Krasniqi, të priste delegacionin malazez, jo vetëm që i ka mirëpritur, por madje ka shprehur edhe keqardhje që komuniteti malazez nuk është përfshirë në institucionet shtetërore të Kosovës, duke shtuar se kërkesat e tyre janë të arsyeshme.

“Qëllimi i kësaj vizite të delegacionit nga Qeveria dhe Kuvendi i Mali të Zi ka të bëjë me çështjen e pozicionit të komunitetit malazias në Kosovë. Kërkesat e tyre për të qenë pjesë përbërëse e institucioneve janë të arsyeshme”, – ka thënë Krasniqi, duke premtuar se janë të gatshëm që ta zgjidhin këtë çështje.

Sipas, Krasniqit, institucionet e Kosovës dëshirojnë që komuniteti malazez në Kosovë ta ndjejë veten si qytetar i Kosovës dhe të jenë pjesë përbërëse e të gjitha institucioneve të Kosovës.

Duke mos i konsideruar presione, politikën e jashtme të Malit të Zi, kundrejt Kosovës, Krasniqi, ka dhënë një tjetër premtim delegacionit, për t’ia përcjell pakicës dhe shtetit të tyre, se pas zgjedhjeve të ardhshme, ky komunitet do të jetë i përfaqësuar edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Madje, ai ndjen keqardhje që ky komunitet dhe qeveria e Malit të Zi nuk është kujtuar më parë ta bëj kërkesën, që me siguri do të ishte aprovuar nga institucionet e Kosovës.

Ndërkaq nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi , Rifat Rastoder, theksoi se vizita e tyre në Kosovë është me ftesë të Shoqatës Malazeze në Kosovë duke vënë në pah se takimet me zyrtarët e lartë të institucioneve e Republikës së Kosovës kanë për qëllim shqyrtimin e pozitës së këtij komuniteti në Kosovë. Edhe nga ana e Rastoderit, janë arsyetuar

institucionet e Kosovës për mos integrimin e pakicës malazeze në to, pasi, sipas tij, por për shkake të rrethanave që kanë ekzistuar, si mospërfshirja në Kushtetutë dhe që nuk është integruar sa duhet. ”

I mirëpret dhe Presidenti

Delegacioni i Qeverisë së Malit të Zi ka zhvilluar takim edhe me presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiun, dhe me zëvendëskryeministrin Ramë Manaj, i cili ka falënderuar Malin e Zi për njohjen e pavarësisë së Kosovës duke shtruar kështu edhe nevojën për bashkëpunim të vazhdueshëm në mes të dy vendeve fqinje.

“Kemi pasur dhe do të kemi marrëdhënie të mira dhe të gjithë së bashku në këtë pjesë të Ballkanit, të bëhemi faktorë të stabilitetit të progresit të integrimeve”- është shprehur Manaj. Sipas tij, komuniteti malazez në Kosovë sikundër edhe komuniteti shqiptar në Mal të Zi shërbejnë si ura të bashkëpunimit, gjithnjë të drejtpërdrejtë, të dobishëm për interesin e të dy popujve tonë. Takimet e delegacionit nga Mali i Zi kanë vazhduar edhe në orët e vona të pasdites në nivelet ministrore. / Shqipe Osmani, Bota Sot /

KOMENTOJE

Previous Post

Apel publik Institucioneve të Kosovës dhe partive shqiptare në Mal të Zi

Next Post

Reagim i komunitetit të shkrimtarëve, intelektualeve dhe artistëve shqiptar

Next Post

Reagim i komunitetit të shkrimtarëve, intelektualeve dhe artistëve shqiptar

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org