• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 16 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Nje gazetë franceze shkruan se do të mbyllet radio e Francës – RFI, në gjuhën shqipe

13 Dhjetor, 2008
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

RFI transmeton çdo ditë dy emisione në gjuhën shqipe, dhe dëgjohet në Shqipëri, Kosovë dhe të gjitha trojet shqiptare në Ballkan

PARIS – FRANCE : Si mbas një shkrimi botuar në gazetën parisiene “Le Canard Enchainé”, më datën 8 Tetor 2008 , thuhet se departamenti i shettit, zyra e informacionit në gjuhët e huaja të radio programeve nga Radio Francë Internacional RFI, ka sinjalizuar administratën radios francez ndërkombétar – RFI, radio programi i saj në gjuhën shqip, se ka vendosur t’a heqë fare nga programet e sajë në gjuhët e huaja, emisionin e saj dy ditor në gjuhën shqipe.
Radio Francë Internacional – RFI, u krijua në vitin 1975. Ajo është pjesë e departamenteve të informacionit radiodifuzive anembanë botës të Qeverisë, franceze, duke transmetuar radio programe në 50 gjuhë të huaja rreth e përqark globit. Radio Francë Internacional – RFI, tre vjet më vonë se filloi radio programet e saja në gjuhët e huja bëhet e ditur se radio programi i saj hyri edhe me një emision informativ në gjuhën shqipe.
Prej asaj dite Radio Francë Internacional – RFI, sot transmeton çdo ditë dy emisione në gjuhën shqipe, përkatësisht nga ora 16 :30 deri në orën 17 : 00 dhe 17 : 30 deri në orën 18 :00 (ora lokale). Këto emisione i adresohen në mënyrë të veçantë dëgjuesve të rajonit shqip-folës të Ballkanit.
Ato janë dy buletine informacioni të cilat mendohet se i japin përparësi aktualitetit rajonal dhe plotësohen nga lajmet më kryesore ndërkombëtare të trajtuara nën kendvështrimin francez dhe europiane. Emisionet përmbajnë gjithashtu intervista që analizojnë dhe i hedhin më shumë dritë aktualitetit, një pasqyrë shtypi si dhe rubrika te shumëllojta, ku bëjnë pjesë rubrika europiane, shkencore, shoqërore, kulturore dhe franceze.

Flitet se grupe shqiptarësh në Francë dëgjues të rregult të Radio Francë Internacional RFI programi i saj në gjuhën shqipe, kanë prgatitur një peticion drejtuar Qeverisë franceze , ku i kërkohet shpjegim pse duhet të mbyllet vetëm ky radio program në gjuhën shqip, kur në të njëjtën kohë tre radio programe të tjera në gjuhët e Ballkanit, greqishtë, serbisht e maqedonisht nuk mbyllen.
Shqetësimi i tyre shkon edhe më larg “A mos vall këto radio programe kanë më shumë ndikim dhe influencë tek administrata qëndrore,(qeveria franceze Departamenti i Informacionit)) e këtyre radio programeve, të mbyllin radio programin në gjuhën shqipe, pikërisht kur ai tani në këtë pjesë të komunitetit shqiptar nevoitet më shumë se asnjëherë , me njohjen e sa më shumë shteteve të pavarësisë së Kosovës, dhe promovimin e të arritura të Shqipërisë, për t’u bërë anëtare e NATO-s, dhe që Shqipëria të aplikojë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Europian.
Madje në forumet e internetit, shqiptare, diskutohet dhe shtrohet pyetja; ” Si mundet me e interpretuar këtë vendim? A janë presione greko-serbë brenda administratës së radios RFI ?… Kush ka interes me e zhdukë këtë program në gjuhën shqipe, të dobishëm për shoqërinë shqiptare në mërgim dhe në Shqipëri, Kosovë e trojet shqiptare në Ballkan? Komuniteti shqiptarë në Francë, në shqetësimet e tyre thekson se : “Kundërshtimet tonat nukë mjaftojnë !?…
Ata thonë se duhet që Ministratë të Punëve të Jashtëme dhe të Kulturës në Tiranë e Kosovë, të ndërhynë brenda rregullave të përcaktuara, mes dy vendeve, tek institucionet relevante, nëpërmjet Ambasadave të Francës, dhe të marrin masa që e ardhmja e programit ditor në gjuhën shqip në Radio Francë Internacional RFI, radio programi i saj në gjuhën shqip të vijojë rregullisht dhe të sigurohet e ardhmja e tij.

BEQIR SINA, New York

KOMENTOJE

Previous Post

Guvernatori Blagojeviq guvernatori i katërt i arrestuar në 40 vjet, në shtetin e Illinoit

Next Post

Shqipërisë i duhet një President, që të mbroi të gjithë kombin tonë të coptuar në pesë shtete

Next Post

Shqipërisë i duhet një President, që të mbroi të gjithë kombin tonë të coptuar në pesë shtete

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org