• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 19 Maj, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Festimet e 28 Nentorit – Dites se Flamurit

28 Nëntor, 2008
in Etnike/Rajoni/Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Malësia

Në shtëpinë e kulturës në Sukruq u mbajt manifestimi me rastin e 28 Nëndorit, Ditës së Flamurit tonë kombëtarë.
Këtë manifestim e organizoi sektori civil ndërkaq atë e sponzoruan partitë nacionale shqiptare që veprojnë në trevën e Malësisë.
Edhe pse manifestimet në nderë të festës sonë mbarëkombëtare, kanë filluar para disa ditësh, prania e qytetarve të Malësisë në këtë manifestim ishte mjaft e madhë.
Qytetarët e pranishëm i përshëndeti Kryetari i KU të Tuzit Smail-Maliq Çunmulaj, i cili mes tjerash, veçoi rëndësinë e kësaj feste në rrumbullaksimin e pavarësisë së shtetit shqiptar.

Ndërkaq disa nga SHKA-të pjesëmarrëse në këtë manifestim, shfaqën disa pikë të zgjellura nga repertori i tyre muzikoro-artistik.
Kryetari i KU të Tuzit, poashtu Tv ”Boin” i dorëzoi mirënjohje, me rastin e 7 vjetorit të veprimtarisë mediatike të këtij mediumi, dhe njëkohësisht uruan shëndet dhe sherim sa më të shpejtë themeluasit dhe pronarit, të këtij televizioni Tomë Bojaj.
LDnëMZ, më pas vezhdoi aktivitetin festiv në restorantin “Niagara” me aktivistet dhe simpatizuesit e vet si dhe me mysafirët tjerë nga subjektet tjera nacionale.

FOTOGRAFITË – KOMENTOJE

Nxënësit e Gjimnazit në Tuz, gjatë pushimit festojnë 28 Nëntorin 1. video – 2. video

Shqiperia 1. video – 2. video – 3. video 4. video

Kosova 1. video – 2. video

Maqedonia 1. video

Presheva 1. video

Diaspore: Detroit – FOTOGRAFITË 1. video – 2. video
Nju Jork – FOTOGRAFITË – FOTOGRAFITË

“DigitAlb” bashkon shqiptarët në tri kryeqytete: Tiranë, Shkup e Prishtinë

“Trekëndësh” koncertesh për Ditën e Flamurit

Ka qenë Himni i Flamurit ai që ka çelur koncertet madhështore në tri kryeqytetet, Tiranë, Prishtinë, Shkup, mbajtur në ditën e pavarësisë së Shqipërisë. Nën moton “Një histori, një komb, një gjuhë”, të tre prezantuesit e koncerteve kanë hapur festën nga qendrat e qyteteve, ku me mijëra shqiptarë brohoritën me flamuj në duar: “O sa mirë me qenë shqiptar, o hej, o hej”.

Më pas, fishekzjarrët kanë ngjyrosur qiellin e hapur për disa minuta. Këngët tradicionale dhe vallet me motive popullore nga kërcimtarë të veshur me xhubleta e fustanella janë duartrokitur nga publiku, që pavarësisht temperaturave të ulëta, dhuronin buzëqeshje të ngrohta. Qytetarët nga i gjithë vendi janë mbledhur në qendrën e Tiranës për të ndjekur koncertin e “gjallë” nga këngëtarë të njohur të muzikës popullore, të lehtë, si dhe grupe, apo këngëtarë të rinj, që interpretuan këngë të rrymave të ndryshme muzikore. Një pjesë e mirë e këngëtarëve që kënduan dje në Tiranë vinin nga Kosova, ndërkohë që grupe këngëtarësh nga Tirana kanë interpretuar në skenën e Prishtinës. Të gjithë bashkë për të festuar pavarësinë shqiptare kanë sjellë një atmosferë festive, duke përshëndetur shqiptarët kudo që ndodhen. 28 Nëntori, Festa e Pavarësisë, këtë vit kishte një dimension më të madh në hapësirat shqiptare, pasi sivjet festa erdhi edhe me Kosovën e pavarur. Me këtë rast, DigitAlb organizoi koncerte madhështore në tri kryeqytete të Ballkanit, ku jetojnë shqiptarë. Tirana, Prishtina dhe Shkupi festuan në të njëjtën kohë Ditën e Pavarësisë. “Një histori, një komb, një gjuhë” ishte slogani i evenimentit të trefishtë në tri sheshe, me koncerte maratonë që u zhvilluan paralelisht. Për disa orë artistë nga të gjitha trevat shqiptare interpretuan për t‘i bashkuar në festë shqiptarët. Organizatorët menduan që në Tiranë të mblidhnin këngëtarë nga Kosova e Maqedonia, kurse artistët kryeqytetas u zhvendosën në trojet e tjera me shqiptarë.

Edhe një herë qytetarët, në mënyrë të veçantë të rinjtë, treguan që nuk merren me “vogëlsira”, 28 apo 29, për ta nuk ka rëndësi data kur iku gjermani i fundit, ora, minuta apo sekonda. Për të gjithë ata që kanë festuar dje, rëndësi ka pasur çlirimi i vendit, pavarësia, sovraniteti. Askush nuk i ka detyruar qytetarët të varin flamuj në ballkone, shtëpi, apo të vishen kuq e zi. Vetë me dëshirë dhe iniciativë, fëmijë, të rinj, pronarë lokalesh kanë ngritur flamurin ashtu si në vitin 1912.

Shumica kanë organizuar festa deri në orët e vona të mbrëmjes.

Festa e Pavarësisë është festuar me koncerte modeste në shkollat 9-vjeçare, me vizita në Vlorë për disa grupe gjimnazistësh dhe me koncerte për disa orë pasditen e djeshme, në qendër të kryeqytetit.

Se Zoti vetë e tha me gojë, që kombe shuhen përmbi dhe, po Shqipëria do të rrojë, për të, për të luftojmë ne…

Gëzuar Pavarësinë shqiptarë kudo që ndodheni!

Gëzuar Pavarësinë Shqipëri!

Previous Post

Në Amerikë filloi aksioni për ndihmë Mitrovicës

Next Post

“Forca” bën festimin e Ditës së Flamurit

Next Post

“Forca” bën festimin e Ditës së Flamurit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org