• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 11 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

546 -vjetori i vdekjes së Skënderbeut

17 Janar, 2014
in Të Ndryshme, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

skenderbeuSot, më 17 janar 2014 mbushen 546 vjet nga vdekja e Gjergj Prijësit të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit (Skënderbeu). Ai lindi më 6 maj 1405. U mor peng si nizamë pas thyerjes së të atit nga Sulltan Murati më 1421 dhe u dërgua në oborrin e Sulltanit në Adrianopojë. Pas mbarimit të shkollës ushtarake në Turqi, Gjergj Kastrioti “(Skënderi)” kreu detyra ushtarake në Ballkan e në Azinë e Vogël, duke u dalluar për trimëri dhe për këtë arsye iu dha titulli bej që do të thotë princ ose fisnik pra Skënderbeg do të thotë Aleksandri princ ose fisnik. Ikë nga Turqia e vihet në krye të shqiptarëve, të cilët i udhëhoqi në fitore për 25 vjet. Në janar të vitit 1468 Skënderbeu u sëmur gjatë zhvillimit të një Kuvendi të thirrur nga ai, në të cilin ishin të ftuar të gjithë princat shqiptarë. Vdiq me 17 Janar 1468 në Lezhë. I mbuluar me lavdi, ai u varros në Lezhë. /Telegrafi/

NAIM FRASHËRI

Kruj’, o qytet i bekuar!
Prite, prite Skënderbenë,
Po vjen si pëllump i shkruar,
Të shpëtonjë mëmëdhenë

Shqipëtarët t’i shpëtonjë
Nga xgjedh’ e keq’e Tyrqisë,
Edhe ty të të nderonjë,
Që je krej’i Shqipërisë,

Ka pas trima shqipëtarë,
Që s’u trembet syri kurrë,
Ndë zëmërt të tij ka zjarrë,
Ësht’ i urt’ e trim e burrë.

Mirë se erdhe, o verë!
Që na prure mirësinë,
Dhe për shumë vjet të tjerë
E zbukurofsh Shqipërinë.

O Shqipërizë! gëzohu,
Se të erdhi prapë dita,
Lulëzohu, zbukurohu,
Të zbriti nga Zoti drita!

Edhe juve, o të vdekur,
Merri ngaha ky gas pjesë,
Që shkuatë buzëpjekur,
Nd’atë jetë, paçi ndjesë!

O moj vash’ e Shqipërisë,
Që më rri duke mejtuar,
Pa i xhvish rrobat’ e zisë,
Arriti dit’ e uruar.

Zbardhi fusha, ndriti mali
Nga armët’ e trimërisë,
Hingëllint’e s’mbahej kali,
Që sill mbren’ e Shqipërisë

Trimatë bashkë me mbretnë,
Me nxit posi vetëtimë,
U futn’ e zunë qytetnë
Me të madhe kërcëllimë.

Turqit, q’e kishin qytetnë,
Papandehurë e panë
Që u dha si drita, mbretnë,
Pa s’hapnë goj’ e gjë s’thanë

Se fjala po q’u dëgjua,
Që vinte i bir’i mbretit,
Shqipërija u lëshua
Edhe ju derdhë qytetit;

Burrat trima më s’mënuan,
Gjith’ u mblodhë posi reza,
Kryeqytetn’ e rrethuan,
Armikn’ e preu e zeza.

Zjente bota, tundej dheu,
U ngrit gjithë Shqipërija,
Duke thën’: “Erth Skënderbeu,
Erdhi vetë Perëndija.”

Mysliman’ e të krishterë
U derdhë për mëmëdhenë,
E kishin të bashkë nderë
Si vëllezërë që qenë

ISMAIL KADARE

Portreti i Skenderbeut.

Si ditë e plotë ai shtjellej
Me re dhe erë përmbi atdhe.
Një emër Gjergj e kish si diellin
Tjetrin si hënën, Skënderbe.

Dy brirë dhie kish mbi krye
Emblemë e vjetër e çuditshme
Sikur ta dinte që mes brirëve
Dy perandorë do të godiste.

Njëzet e katër luftëra bëri
Njëzet e katër vdekje theu
Çka mangut linte ditën Gjergji
Plotësonte natën Skënderbeu.

Pas vdekjes eshtra iu ndanë
Në mijëra varre ata u shtrinë
Gjithçka të shumtë ai e pati
Të vetme kish veç Shqipërinë.

Previous Post

Myslimanët ndërtojnë Kishën në Krujë (VIDEO)

Next Post

Nikollë Gegaj: DPS i ka plotësuar premtimet e dhëna

Next Post

Nikollë Gegaj: DPS i ka plotësuar premtimet e dhëna

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org