Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, nesër (14 tetor) në Podgoricë do të takojnë Kryeministrin e Malit të Zi, Milo Djukanovic.
Vizita zyrtare e Kryeministrit Rama në Mal të Zi, fillon me takimin me Kryeministrin Djukanovic në Vila Gorica në ora 11:00, shkruan në faqen e Qeverisë së Malit të Zi.
Bisedimet në mes dy kryeministrave fillojnë në ora 11:30, kurse në ora 12:15 ata do të japin deklaratat për media.
Rama do të takohet edhe me Presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanovic dhe Kryeparlamentarin Ranko Krivokapic.
Nga burime tona mësojmë se Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nuk do të zhvillojë ndonjë takim zyrtar në Tuz. /MALESIA.ORG/