Camaj : Mugosha ia dorëzon fanellën lojtarit rezervë
Siç njofton gazeta e perditshme “DAN”, ardhja sekrete e nënkryetarit të Kryebashkiakut të Podgoricës Vladan Vuçeliq me qëllim që banorëve të këtij fshati t’ua paraqesë një version të punuar të Planit Urbanistik për fshatin Dinoshë mund të nënkuptohet se Kryebashkiaku Mugosha ia dorëzoi fanellën lojtarit rezervë, mendon Nikollë Camaj, këshillëtar i Lidhjes Demokratike në KU të Tuzit.
Kryebashkiaku Mugosha kishte njoftuar javën e kaluar se ai do të vizitonte Dinoshën me qëllim që banorëve të këtushëm t’u paraqesë Planin e Zhvillimit të këtij fshati. Megjithatë, në vend të tij, dy ditë më parë në Dinoshë u shfaq Vladan Vuçeliq.
Kur në mars erdhi deri tek incidenti në Dinoshë, Mugosha kishte përdorur një fjalor i cili nuk është e përshtatshme për një Kryetar Bashkie, por është i përshtatshëm për Mugoshën.
Për këtë mendoj se dinoshjanët s’do ta mirëpritshin me kënaqësi, prandaj ai çoi dikën që ende nuk i ka shpenzuar kreditë tek banorët. Kryebashkiaku ska çka të kërkojë në Dinoshë. Unë mendoj se me këtë ai sikur do të tregojë se në Kryeqytet ështe e pashmangshme që të vihet deri te ndryshimet dhe se ata mund të llogarisin në njerëz të tjerë.
I vetdishem se po largohet, me siguri përpjeket për të zgjidhur disa gjëra në favor të Kryeqytetit dhe jo për të mirën e banorëve tanë. Përderisa ardhjet në Dinoshë janë të fshehta, nuk mund të vlerësohen si pozitive. Unë shpresoj se Dinoshjanët e kanë hetuar këtë dhe do ti thonë “Goodbye Charli” . Mendoj se me këta Mugosha ia jep fanellën lojtarit rezervë, thekson Camaj.
Sipas Camaj, në Dinoshë shkojnë msheftas gjithmonë kur kanë në plan diçka që nuk është “e ndershme, e drejtë dhe e përgjegjshëme për qytetarët”. Kur shkohet msheftas shkohet me qellim që të fitohet përkrahje në mënyrë që ma vonë dikush mos të kundërshtojë planet e tyre. Të gjithë e dime se Donoshjanët i kundershtohen urbanizimit të fshatit, e për ndryshe është edhe kontradiktore që të urbanizohet Dinosha përderisa nuk kemi urbanizuar qëndrën e Komunës Urbane të Tuzit.
E gjithë kjo flet për qëllime jo të ndershme në raport me Malësinë dhe perpjekjet e tyre për të përfituar her njërën palë, her tjetrën. Nëse kemi parasyshë rezultatet e zgjedhjeve të fundit, ata nuk kanë më mbështetje në Malësi – thotë Camaj.
Ndersa Kryetari i Kuvëndit të KU të Tuzit Fadil Kajoshaj mendon se Mugosha kurrë nuk do të vijë në Dinoshë dhe kështu gjithëherë do të çoj dikënd në vend të tij. Gjiçka që propozon Kryebashkiaku Mugosha është kunëdr dëshirës së banorëve. Vuçeliqit i kam thënë se propozimi që e kanë ofruar për Planin e zhvillimit, për Dinoshën nuk do ta përkrahin as qytetarët dhe as Kuvëndi i KU të Tuzit. Ne do të paraqesim vërejtjet tona me shkrim – tha Kajoshaj. Ai shtoi se KU e Tuzit me 21 shkurt i ka dërguar letër organizatorit, ku kanë kërkuar që në projekt të përfshijnë kopshtin e fëmijëve , qëndren për kulture si dhe një klub penzionerësh. As qytetarët e as Komuna nuk kanë kërkuar që në plan të përfshihën kapela dhe zgjerimi i varrezave. Ata që kanë parashikuar zgjerimin e varrezave do të thotë se shkojnë kundër dëshirave të fshatarëve të Dinoshës dhe kjo është më shumë se keqdashje – thotë Kajoshaj.
Albert Camaj