Në adresën tonë elektronike na ka mbërritur letra e plotë (versioni shqip) e IQ-së dërguar kryeministrit Milo Djukanovic.
Arsyeja sipas IQ-së është keqinterpretimi i kësaj letre nga mediet malazeze, ku përmenden subjektet tjera shqiptare, e të cilat nuk qëndrojnë në letrën dërguar kryeministrit.
E lexoni të tërë më poshtë:
Kryeministrit të Qeverisë së Malit të Zi
-Zotërisë Millo Gjukanoviq
Zotëri Kryetar i qeverisë,
Pas tëntimit të pasukseshëm të përcaktimit të datës për mbajtjen e
referendumit konsultativ në takimin e përbashkët të përfaqsuesve të
partive nacionale Shqipëtare në Mal të Zi me përfaqësuesit e PDS, për
shkak të urgjencës për zgjidhjen e çështjes së relizimit të drejtës
në vetëqeverisje lokale për qytetarët e Malësisë , jemi të detyruar
të Ju drejtohemi me anën e kësaj letre të hapur.
Kërkesa vjenë për shkak se kjo çështje mbetet e hapur prej kohës kur
Malësisë me dekret nga ana e qeverisë së atëhershme ju muar e drejta
në vetëqeverisje lokale e me këtë edhe munësia e zhvillimit ekonomik
dhe planifikimi sipas masave dhe kërkesave të popullatës lokale e
njëkohësisht fillon edhe shpërngulja masovike nga vëndlindja.
Çështja e realizimit të vetëqeverisjes lokale për qytetaët e
Malësisë filloi të intensifikohet me vet paraqitjen e sistemit
shumëpartijak në Mal të Zi respektivisht që nga viti 1992, e
veçanarisht nga viti 1997 kur edhe u nënshkrua marrveshja ndërmjet
qeverisë dhe një pjese të opzites për minimumin e parimeve të
demokratizimit të shoqërisë , kur për herë të parë ceket nevoja për
themelimin e komunave të reja.
Prej atëher, vazhdimisht prëmtohet formimi i komunës së mvetësishme (
në vitin 2003, pasë nënshkrimit të marrveshjës së Washingtonit; në
vitin 2005, me nenin 55 të Ligjit për kryeqyte, me mundësin e revidimit
të zbatimit të ligjit në fjalë; në vitin 2007, para aprovimit të
Kushtetutës të shtetit të pavarur dhe në vitin 2010, në prag të
zgjedhjeve lokale në Podgoricë).
Mirëpo, edhe pas arritjes dhe nëshkrimit të këtyre marrëveshjeve kjo
çështje mbetet në nivelin e prëmtimeve.
Në ndërkohë Kuvëndi i Malit të Zi aprovon Ligjin për organizimin
teritorial, normat e të cilit përcaktojnë, në mes tjerash, kushtet dhe
procedurën për ndrrimin teritorijal e si obligim parashihet mbajtja
paraprake e referendumit konsultativ.
Në gjithë këtë procedurë parashihet edhe obligimi i dorëzimit
tëstudimit të arësyetueshmërisë për ndrrimin teritorial respektivisht
elaboratin e arsyetueshmërisë ekonomike .
Për referendumin konsultativ keni folur edhe Ju në tubimin parazgjedhor
në Tuz, me 23.09.2012, me çrast deklaruat:” se me daten kater do të
mbahet mbledhja e kuvëndit të komunes urbane me çrast do të merret
vëndimi për shpalljen e referendumit dhe ju do të deklaroheni se në
çfarë komune dëshironi të jetoni”. Megjithatë, deri më tani kjo
mbetet në nivelin e prëmtimeve për shkak se, si duket Kryebashkiaku i
Podgoricës nuk pajtohet me qëllimin tonë që referendumi (nëqoftëse
duhet të jetë?!) të mbahet njëkohësisht kur edhe zgjedhjet
presidenciale, me çrast dukshëm do të zvogloheshin shpenzimet dhe do të
anashkaloheshin kundërshtimet e mundëshme politike të karakterit a do ta
përkrahim kandidatin presidencial të PDS apo jo.
Kjo pikërisht varet nga Ju dhe politikës suajë ndajë kësaj çështje
si dhe qëndrimit ndaj komunës së ardhëshme të Malësisë/Tuzit.
Nga shkaku se data e zgjedhjeve presidenciale është caktuar, ne jemi të
mëndimit se duhet reaguar shpejtë dhe duhet përmirësuar të padrejten
e shkaktuar ndaj qytetarëve të Malësisë.
Zoti Kryetar i Qeverisë,
Është momenti të JU përkujtojmë edhe faktin se deputetet Vasel
Siniushtaj dhe Genci Nimanbegu , me daten 03. gusht 2012, Kuvëndit të
Malit të Zi i dorëzuan Propozim ligjin për ndrrimin dhe plotësimin e
Ligjit për organizimin teritorial të Malit të Zi dhe njëkohësisht
dorëzuan edhe studimin e arësyetueshmërisë.
Mirëpo, ministria gjegjëse (Ministria e punëve të brëndëshme dhe
administrates publike) deri më sot nuk është deklaruar në lidhje me
iniciativën tonë edhe pse me ligj është dasht të deklarohet në afat
prej 45 ditësh prej ditës së pranimit të inicijativës ( neni 26
paragrafi 3 i Ligjit për organizimin teritorial të Malit të Zi) në
çmënyrë vetë shkelin ligjin në fjalë.
Në një rast tjeter vetëm është marrë vëndimi për realizimin e
referendumit konsultativ edhe pse ky teritor as nga afer nuk i plotson
kushtet e parapara me ligj , kurë krahasohen të dhënat e atij mjedisi me
Malësinë,të paraqitura me studimin e arsyetueshmerisë për ndrrimin
teritorial.
Sot dihen rezultatet e referendumit për Petnjicë dhe Guci ndërsa data e
referendumit konsultativ për Malësi ende nuk dihet edhe pse iniciativa
jonë është dorëzuar para iniciativës së Plavës.
Në ndërkohë, zotëri Gegaj,përmes mediumeve, na paralajmëron datën e
referendumit konsultativ herë gjatë vitit 2014 eherë deri në fund të
vitit 2013.
A thua se edhe kjo zoti Kryeminister, nuk është edhe një dëshmi e
diskriminimit ndaj ne Shqiptarëve, duke harruar këtu parimin juridik “
Më i vjetër nga koha, më i fortë nga ligji” dhe parashtrohet pyetja e
parimit kushtetues të barazisë së qytetarve para ligjit? Mëtutje, me
datën 30.01.2013 në një përbërje të gjërë të përfaqësuesëve të
PDS dhe partive nacioale Shqipëtare, pas më shumë se pesë orë
bisedimesh, nuk arritem të dakordojmë daten e mbajtjes së referendumit
konsultativ për qytetarët e Malësisë .
Mirëpo, duhet pranuar se pas propozimit të konkludimit nga ana e
zotërisë Maroviq, ishim shumë afer marrveshjes ngase i njëjti propozim
ishte i pranueshëm edhe për ne (e citojmë: “Data e mbajtjes së
referendumit konsultativ duhet caktuar para dates së mbajtjes të
zgjedhjeve presidenciale. Kjo nuk është çështje e ultimatumit e as
vardisje e PDS- ve ndaj Shqiptarëve”). Mirëpo, insistimi i serishëm i
kryebashkiakut të Podgoricës për nevojen e shpalljes së tenderit për
punimin e elaboratit të ri, edhe përkunder faktit se ne këtë e kemi
dorëzuar, e që deri më sot nga aspekti i vlerësimit të eksperteve nuk
është kontestuar, e pastaj të pritet ndrrimi i Ligjit për organizimin
teritorial, Ligjit për kryeqytetin, Ligjin për vetëqeverisjen lokale dhe
Ligjin për finacimin e njësive të vetëqeverisjesë lokale dhe tek në
fund të shtatorit të organizohet referendumi konsultativ, për ne
realisht nuk është e pranuashme dhe se një qëndrim i till nuk mund të
arësyetohet. Kjo, për vetë faktin se dimë se Kushtetuta dhe ligjet
duhet të vlejnë për të gjithë qytetarët njëlloj – si për ata nga
Petnjica dhe Plava, si për ne nga Malësia.
Zoti kryeminister,
Duke patur parasysh rethanat dhe faktet:
– se çështja e realizimit të drejtës në komunë të mvetësishme për
qytetarët e Malësisë/Tuzit, edhe më tutje pa nevojë po tentohet të
zvarritet;
– se të gjitha marrveshjet e deritanishme të arritura dhe të
nënshkruara, në lidhje me këtë pyetje, janë injoruar;
– se egzistojnë indiciet, veçanarisht pas takimit të 30.01.2013 se po
tentohet të arrihet edhe një marrveshje politike e cila nuk ka bazë
juridike, për çarësye shumë lehtë mund edhe të kontestohet dhe
anulohet, ne me këtë rast Ju propozojmë që Ju personalisht, me
autoritetin dhe ndikimin Tuaj nga funksioni i kryeministrit të intervenoni
tek organet dhe institucionet kompetente që Ministrisë së punëve të
mbrendshme dhe administrates publike, në një afat sa më të shkurter, ti
dërgojnë të dhënat e kërkuara për shkak të marrjes së qëndrimit
adekuat ndaj iniciatives tonë (neni 26 paragrafi 2 i Ligjit) dhe më pas
Ministria e punëve të mbrendshme dhe administrates publike të konstatoj
se janë plotësuar kushtet formalo-juridike për ndrrimin teritorial dhe
që kuvendit të kryeqytetit ti urdhëroi që, në pajtim me nenin 54 të
Ligjit për organizimin teritarial të Malit të Zi, të sjell vendimin
për shpalljen e referendumit konsultativ për qytetaret e Malësisë, i
cili do të mbahej në afatin jo më pak se 45 dhe jo më shumë se 90
ditë, duke respektuar në tërësi normat e Ligjit sistemor (Ligjit për
organizimin teritorial të Malit të Zi) dhe lex specialis (Ligjit për
refendum) të cilët, në aspektin kohor të mbajtjes së refendumit, janë
plotësisht të harmonizuar.
Nga kjo, mbetemi me shpresë se në propozimin tonë do të njihni
qëllimin tonë të sinqert që çështja e referendumit konsultativ të
definohet në mënyrë të vlefshme juridike e pastaj Ju, sipas vlerësimit
Tuaj të lirë pa kurrfar ngutje, deri më 31. mars të 2013 të caktoni
dhe publikoni terminin më optimal ligjor për mbajtjen e referendumit
konsultativ, për të cilin afati i fundit ligjor mund të jetë deri më
30. qershor të 2013. Të gjitha solucionet e tjera do të ishte vetëm
politikë pa bazë juridike, e cila edhe mëtutje do jepte mundësinë e
keqpërdorimit dhe mosrespektimit të marrveshjes së re eventuale, e
përvoja e keqe e deritashme në këtë drejtim na paralajmëronë që të
jemi të kujdesëshëm. Megjithatë, ne sinqerisht besojmë se do të hasim
në mirëkuptimin Tuaj për shkak se Malit të Zi, në rrugën drejt
anëtarsimit në strukturat europiane dhe euroatlantike i nevoitet
partneriteti i sinqert me partitë politike Shqiptare të cilat kanë
përfaqësuesit autentik dhe forcimi i besimit të ndërsjellët e jo
“ndeshjet” kush kujt do tja hell. Do të pajtohemi se na duhen
rezultatet të cilat shpejtojnë proceset e decentralizimit të
matutjeshëm të pushtetit e me këtë edhe demokratizimin e shoqërisë,
të cilat sipas nesh sigurojnë edhe kushte më të mira jetese për të
gjithë qytetarët e Malit të Zi, e jo asesi edhe më tutje të garohemi
“në lojen humbes-fituas”.
Në fund, potencojmë gadishmërinë tonë të plotë që me Ju të
dakordojmë dinamiken e mundshme të realizimit të të gjitha pyetjeve nga
Platforma e përbashkët politike dhe Aneksi i marrveshjes politike ngase
për ne realizimi i të drejtave dhe lirive të garantuara me Kushtetutë
është më e rëndësishme se vetë pjesëmarrja në pushtetin ekzekutiv,
e nga shpejtësia e zgjidhjes së pyetjes së referendumit konsultativ dhe
problemeve të tjera do të varet edhe qendrimi ynë i ardhëshëm ndaj
qeverisë, amandamenteve Kushtetuese dhe kandidatit presidencial.
Në lidhje me këtë, nëse e shihni si të arësyeshme, mund të
organizoni një takim.
Me rrespekt,
Për Iniciativen qytetare Tuz
Vasel Sinishtaj
Këshilltar në Komunen urbane të Tuzit dhe deputet
i Koalicionit “Forca për bashkim” me gjysem mandati
Telefoni kontaktues 069 068 210
Tel./fax :+382(20)875 262
Dorëzuar:
– Shefit të misionit europian në Podgoricë, zotërisë Mitja Drobnič
– Zyres të konresmenit, zotërisë Eliot L. Engel
– Kryetarit të forces së re demokratike “Forca”, zotërisë Nazif
Cungu

