Edhe pse Tuzi zyrtarisht nuk i ka të emëruara rrugët, që disa ditë në hartën e faqes më të madhe të kërkimeve Google, u shfaqen emërtimet e disa nga rrugët kryesore të Tuzit.
Fillimisht, kohë më parë emri iu shtua rrugës kryesore të Tuzit, me emrin “Niksicka” dhe “Vojislavljevica”.
Pastaj vijuan të shtohen rruga Skenderbe, Ded Gjon Luli, Isa Boletini, Mother Tereza, Ismail Qemali, Fishta, Çun Mula, Smajl Martini, Vuksan Leka, Baca Kurti, Halil Haka, Om Haku etj.
Për vendet ku rrugët nuk kanë emërtime, Google Maps lejon përdoruesve të saj të regjistruar që të shtojnë emërtimet e rrugëve apo vendbanimeve që ende nuk janë të caktuara, ku pastaj Google Map i shqyrton para aprovimit. Po ashtu, përdoruesit kanë mundësinë që për emërtimet ekzistuese të dërgojnë kërkesën për ndërrimin apo largimin e emërtimit. /Malesia.Org/
Mund ti shikoni:
https://maps.google.com/maps?q=tuzi&hl=en&ll=42.365829,19.330734&spn=0.004637,0.009645&hnear=Tuzi&gl=me&t=m&z=17