• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

FDI reagon kundër torturës dhe cënimit të lirisë së shprehjes

10 Dhjetor, 2012
in Opinione/Editoriale, Të Zgjedhura
Share on FacebookShare on Twitter

Forumi Demokratik për Integrim shpreh shqetësimin e radhës në lidhje me situatën e shqiptarëve në Mal të Zi. Incidenti i krijuar nga policia malazeze në lidhje me keqtrajtimin e studentëve shqiptar në Ulqin, të cilët për festën e “100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë” të mbështjellur me simbolin kombëtar shqiptar dhe duke kënduar këngën “Xhamadani vija – vija”, ky veprim jo befasues për neve nga ana e policisë malazeze, është shkelje flagrante e të drejtave të njeriut që burojnë nga instrumentat juridik ndërkombëtar. Kjo bën që aspiratat për ndërtimin e demokracisë dhe funksionimit të shtetit të së drejtës janë vite – dritë larg!

Sjellja e policisë malazeze ndaj studentëve shqiptar përbën shkelje të lirisë së shprehjes, duke na sjellur edhe njëherë tjetër në mendjet tona dhe në skenën politike të shqiptarëve në Mal të Zi një epokë historike të kaluar kur njerëzit nuk guxonin të shprehnin mendimet e veta (periudha e errësirës komuniste). Kjo përbën një shqetësim serioz dhe mjaft primitiv, duke faktuar që jemi larg aspiratave për integrime drejt Evropës së bashkuar!, thuhet në kumtesen për opinion të FDI-së.

Gjithashtu sjellja e policisë malazeze përbën ushtrim të torturës dhe poshtërimit më çnjerëzor (të garantuara nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut), kur edhe në kulmin e festimeve dhe gëzimeve për shqiptarët për 100 vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar, Mali i Zi shpreh urrejtje dhe sjellje primitive ndaj popullit shqiptar duke keqtrajtuar edhe studentët që janë e ardhmja e vendit!
Ne dënojmë çdo veprim të tillë që sjell ushtrim të autoritetit shtetëror duke sfiduar edhe ligjin suprem. Kjo për Ne është e papranueshme dhe tepër shqetësuese. FDI bën apel që politika zyrtare e Malit të Zi të çlirohet nga shqiptaro-fobia, duke i lënë shqiptarët të lirë dhe të kërkojë falje për veprimet e turpshme që bën ndaj nesh. Autorët e ngjarjeve të tilla duhet të dalin përpara drejtësisë. Ne jemi të sigurtë që veprimet e tilla vetëm se vonojnë procesin integrues dhe përbëjnë fakte të mungesës së “shtetit të së drejtës”.

marrë nga ulqini-online.com

Previous Post

Policia malazeze rrahu të rinjtë shqiptarë më 28 nëntor. Berisha të lërë retorikën false, po të reagojë

Next Post

Flamuri Shqiptar në Tuz

Next Post

Flamuri Shqiptar në Tuz

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org