Mali i Zi nuk e ka zvarritë njohjen e pakicave, gjuhën e tyre dhe ka standardizuar të drejtat e tyre në Kushtetutën e Malit të Zi. Kështu që, ka vullnet dhe gjithashtu qëllimi i qeverisë të këtij shteti është që të drejtat e popujve pakicë të rregullohen dhe ngritën në nivelin më të lartë, sipas standardeve që Evropa i kërkon.
Ky është qëndrimi i zyrtarit të lartë të DPS-së, dhe ish Kryetarit të Komunës urbane të Tuzit, Nikollë Gegaj, dhënë për të përditshmen DN.
Ai shtoi se është posaçërisht i gëzuar për fitoren e opsionit qytetarë të Malit të Zi, në zgjedhjet e fundit. /Malesia.Org/