Sipas informatave që burojnë nga Kabineti i Kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Presidenti shqiptar, z. Bujar Nishani, sot nënshkroi Aktin me të cilin Malësisë, për kontributin e sakrificat e bëra në themelimin e Shtetit Shqiptar, i jepet Urdhri “Nderi i Kombit”.
Iniciativën e ndërmarrë dhe të nënshkruar nga disa intelektualë e biznesmenë shqiptarë këndej e andej kufirit (dr. Lukë Gjokaj, Nikollë Camaj, profesor, Lulash Palushaj, profesor, Shtjefen Ivezaj, etnolog, Rrok Gjelaj, këngëtar, Dedë Smakaj, biznesmen etj.), e të përkrahur nga nënprefekti i Malësisë së Madhe, z. Sytki Ndrecaj, e dorëzoi deputeti Gjokë Uldedaj.
Dekorata “Nderi i Kombit” do të jepet me 25 nëntor, në Teatrin “Migjeni” në Shkodër, ku edhe do të bëhet ceremoniali i rastit për nderë të 100 Vjetorit të Pavarësisë.
Albert Camaj

