Përfaqësuesit e Forcës për Bashkim, Partisë Boshnjake dhe Iniciativës Kroate nënshkruan sonte platformën e përbashkët në të cilën definohen kushtet për bisedime në formimin e shumicës parlamentare me koalicionin Mali i Zi Evropian.
Takimi në mes përfaqësuesve të këtyre subjekteve ishte privat, pa praninë e medieve.
Platforma u nënshkrua nga Nazif Cungu, Marija Vucinovic dhe Rafet Husovic.
Detajet mbi atë platformë nuk u bënë publike nga nënshkruesit e tyre.
Sipas medieve, platforma ka për bazë zgjedhjen e problemeve me të cilat perbadhën popujt pakicë në Mal të Zi, përmirësimin dhe avancimin e pozitës dhe statusit të tyre, gjendja ekonomike, sociale si dhe sferat tjera.
Nga “Forca për Bashkim” është për tu pritur se ndër kërkesat bazë duhet të jenë Komuna e Malësisë, përdorimi i simboleve kombëtare, të mirat detare etj. /Malesia.Org/
foto: Vijesti