Këngëtari i njohur nga Malësia, Lekë Dedvukaj, ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, të titulluar “Pa zemër”, një këngë që trajton dashurinë, simbolikën e saj dhe emocionet që ajo sjell, qofshin ato të lumtura apo të dhimbshme.
Duke folur për këtë projekt, Dedvukaj thekson se dashuria ka simbolikën e vet, si kur vazhdon, ashtu edhe kur ndërpritet, duke lënë pas dhimbje dhe mall.
Ai shprehet se, përveç këngëve me motive patriotike, repertori i tij përfshin natyrshëm edhe këngë që prekin ndjenjat njerëzore, pasi pa dashurinë jeta do të ishte e varfër dhe pa kuptim.
Kënga “Pa zemër” vjen me një mesazh të veçantë, duke i nxitur dëgjuesit që të mos provojnë anën e dhimbshme të dashurisë, por atë të lumturisë.
Teksti dhe muzika e këngës janë realizuar nga Kreshnik Avdiu, orkestrimi nga Adrian Kastrati, ndërsa videoklipi është realizuar nga PowerMedia.
Malesia.org


