• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 15 Tetor, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Tirana në kaos, protestuesit sulmojnë ministritë, Kryeministrinë, qendëra tregtare dhe bizneset, përplasje nëpër rrugë me policinë

14 Tetor, 2026
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Tirana në kaos, protestuesit sulmojnë ministritë, Kryeministrinë, qendëra tregtare dhe bizneset, përplasje nëpër rrugë me policinë

Screenshot

Share on FacebookShare on Twitter

Dhjetëra mijëra studentë dolën të mërkurën në rrugët e Tiranës, duke i vënë zjarrin dy ndërtesave qeveritare dhe dy bankave, si dhe duke hedhur gurë në drejtim të policisë, në ditën e dytë të protestës kundër rritjes së kostove të arsimit dhe kundër korrupsionit.

Policia përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit, disa prej të cilëve i vunë zjarrin ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, përmbysën kontejnerët e mbeturinave dhe dëmtuan biznese lokale në sheshin e kryeqytetit.

Screenshot

Një degë e Raiffeisen Bank, pranë Ministrisë së Arsimit, u përfshi gjithashtu nga zjarri, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Më vonë gjatë mbrëmjes, protestuesit ia vunë zjarrin ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë, para se të ndërhynte policia për t’i larguar duke përdorur topa uji.

Kjo është protesta më e dhunshme kundër korrupsionit në Tiranë qëkurse nisën protestat në maj dhe përben sfidë në rritje për Qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Përshkallëzimi i dhunës vjen pas një vere me protesta paqësore kundër Ramës, të nxitura nga planet për ndërtimin e një resorti luksoz në bregdetin e paprekur të jugut të Shqipërisë.

“Ky është një revolucion. Jemi lodhur nga protestat paqësore. Nuk do të ndalemi derisa Rama të japë dorëheqjen”, tha Lora, një studente që nuk pranoi ta bënte publik mbiemrin e saj, teksa hidhte gurë në drejtim të policisë.

Protestues të tjerë brohoritën “Dorëheqje” dhe “Policia e krimit”.

Organizatorët thonë se po protestojnë për kushte më të mira studimi, tarifa më të përballueshme dhe mundësi punësimi.

Gjatë gjithë ditës së protestës, Policia e Shtetit u bëri thirrje protestuesve përmes njoftimeve edhe në rrjetet sociale ta ruajnë vetëpërmbajtjen dhe qetësinë, si dhe të distancohen “menjëherë dhe në mënyrë të qartë, nga personat që kryejnë akte dhune, djegie dhe sulme ndaj punonjësve të Policisë”.


Të martën, qindra protestues të mbledhur për rreth nëntë orë në kryeqytet, hodhën gurë dhe mjete piroteknike drejt institucioneve dhe policisë, ndërsa forcat e rendit përdorën gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e tyre.

Sipas autoriteteve shëndetësore, 27 persona morën trajtim mjekësor pas protestës të martën, përfshirë protestues, policë, gazetarë, kalimtarë dhe një diplomat të huaj.

Mbi 50 persona u shoqëruan në polici.

Tags: Protesta në Tiranë
Previous Post

Në Tuz u përkujtua piktori i madh Gjelosh Gjokaj, dhjetë vjet nga ndarja e tij nga jeta

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org