• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 26 Gusht, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Festivali Mbarëkombëtar i Folklorit “Rapsha 2026” bashkoi trevat shqiptare në Vitojë

25 Gusht, 2026
in Kulturë, Headline
Share on FacebookShare on Twitter


Për tre ditë, më 21, 22 dhe 23 gusht, Vitoja e Malësisë së Madhe u kthye në një prej pikëtakimeve më të rëndësishme të folklorit, traditës dhe trashëgimisë kulturore shqiptare, me zhvillimin e Festivalit Mbarëkombëtar të Folklorit “Rapsha 2026”.

Festivali, i organizuar nga SHKA “Rapsha”, mblodhi shoqëri kulturore, ansamble dhe grupe folklorike nga Malësia, Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, Gucia dhe Diaspora. Në skenën e festivalit u prezantuan këngë, valle, veshje dhe tradita të ndryshme nga trevat shqiptare, duke dëshmuar pasurinë dhe larminë e trashëgimisë sonë kulturore.

Në festival morën pjesë rreth 20 shoqëri dhe grupe folklorike, ndërsa në programin treditor u prezantuan:

SHKA “Rapsha” nga Drume, Hot, Malësi e Madhe; SHKA “Malësori” nga Gjonaj, Prizren; SHKA “Besa” nga Trieshi; Shoqata Kulturore “Skampa” nga Elbasani; Grupi Folklorik “Gjergj Araniti” nga Mallakastra; SHKA “Karadaku” nga Gjilani; Ansambli “Krahui Shqiponjës” – Taip Madani nga Vlora; SHKA “Dedë Gjon Luli” nga Traboini, Hot; SHKA “Zëri i Luginës” nga Bujanoci e Presheva; SHKA “Maja e Karanfilit” nga Gucia; Grupi “Gjergj Kastrioti” nga Michigan; AFA “Rugova” nga Rugova; SHKA “Liria” nga Mileshi; SHKA “Pjetër Bogdani” nga Kruma e Hasit; AKV “Mati” nga Mati; AAKV “Kastrioti” nga Ferizaj; AKV “Deçani” nga Deçani; Ansambli Folklorik “Art Beseduhja” nga Lezha dhe SHKA “Jahi Hasani” nga Çegrani i Gostivarit.

Pjesëmarrja e grupeve nga diaspora, veçanërisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i dha festivalit një dimension të veçantë, duke dëshmuar lidhjen e fortë të mërgatës shqiptare me vendlindjen, traditën dhe kulturën kombëtare.

Një nga momentet më të veçanta të festivalit ishte defilimi i grupeve folklorike nëpër qendrën e Tuzit. Grupet, të veshura me kostume tradicionale, sollën atmosferën e festivalit, ndërsa më pas programi vijoi në Vitojë.

Për tre net me radhë, skena në Vitojë u mbush me këngë e valle tradicionale, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke afruar publikun me vlerat e trashëgimisë folklorike shqiptare.

Në përfundim të festivalit u shpallën edhe fituesit e tre vendeve kryesore.

Vendi i parë iu dha Grupit “Gjergj Kastrioti” nga Michigani, vendi i dytë i takoi AKV “Mati” nga Mati, ndërsa vendi i tretë u fitua nga SHKA “Malësori” nga Gjonaj, Prizren.

Juria profesionale e festivalit u kryesua nga prof. dr. dhe akademik Zymer Neziri, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. Në përbërje të jurisë ishin edhe prof. dr. Hiriet Ziberi, nga Universiteti i Tetovës, dhe prof. dr. Albin Sadiku, nga Instituti Albanologjik i Prishtinës.

Juria vlerësoi paraqitjet artistike të grupeve pjesëmarrëse, interpretimin, ruajtjen e elementeve tradicionale, nivelin artistik dhe përcjelljen sa më autentike të folklorit të trevave shqiptare.

“Rapsha 2026” dëshmoi edhe një herë rëndësinë e festivaleve folklorike në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor shqiptar. Në një skenë të vetme u bashkuan artistë nga treva të ndryshme shqiptare dhe nga diaspora, duke e kthyer Vitojën në një vendtakim të traditës dhe kulturës mbarëkombëtare.

Përmes këngës, valles, kostumeve tradicionale dhe interpretimit artistik, festivali përcolli vlerat e trashëgimisë kulturore nga një brez te tjetri, duke forcuar lidhjet ndërmjet trevave shqiptare dhe mërgatës.

Pas tre netësh të mbushura me këngë, valle, ngjyra, traditë dhe emocion, Festivali Mbarëkombëtar i Folklorit “Rapsha 2026” u përmbyll me sukses, duke lënë pas një manifestim të rëndësishëm kulturor për Malësinë dhe gjithë hapësirën shqiptare.

Malesia.org

Previous Post

Katër persona të proceduar në Tuz pas shpalosjes së flamurit shqiptar

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org