• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 17 Korrik, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

“Zgjedhja e drejtorëve në shkollat në gjuhën shqipe, me ndikime politike dhe larg meritokracisë”

17 Korrik, 2026
in Opinione/Editoriale, Headline
“Zgjedhja e drejtorëve në shkollat në gjuhën shqipe, me ndikime politike dhe larg meritokracisë”
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Ali Salaj

Faktori politik shqiptar këto ditë ka nisur sezonin e zgjedhjeve të drejtorëve në shkollat ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në Mal të Zi. Ky proces, si rëndom, mbahet formalisht në kuadër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, i cili jep mendimin për drejtorët, ku në vend që të shërbej si një mekanizëm mbrojtës për pakicat, në realitet po degjeneron nepotizëm e servilizëm duke e komprometuar në tërësi procesin.

Përzgjedhja e kuadrit drejtues të shkollave parauniversitare u bazua kryesisht në kandidatët partiakë me ndikime politike dhe largë meritokracisë. Në vend që anëtarët e KKSH-së ta kundërshtojnë këtë praktikë, ata ad hoc i mbështetën kandidatët partiakë, duke treguar se ky institucion ka mbetur në rolin e një spektatori, pa bërë përpjekje për tu faktorizuar si subjekt i pavarur dhe mbipartiak. Përkundrazi, KKSH gjendet në një “gjendje konservimi” duke inkurajuar partitë politike të plasojnë kandidatët e tyre në postin e drejtorëve të shkollave në gjuhën shqipe. Kësisoji ky subjekt nuk orientohet nga profesionalizmi as nga drejtësia dhe morali, por mbetet i kapur nga politika dhe militantët e tyre.

Kandidatët që konkurruan për këtë post janë puro partiakë dhe nën dominimin e dy partive politike shqiptare, që janë pjesë e Qeverisë- Aleanca Shqiptare dhe Forumi Shqiptar. Në këtë kuadër, shumica e kandidatëve janë përafërsisht të njëjtë vetëm se kanë kërcyer, si pleshtat, nga njëra parti në tjetrën. Ata që para katër viteve ishin në Lëvizjen Qytetare “URA” , atëherë pjesë e pushtetit ose në PDS, kanë lëvizur drejt partive politike shqiptare që aktualisht gjenden në qeveri. Në këtë rirreshtim anëtarët e KKSH mbështetën kandidatët e Aleancës Shqiptare, ku bën pjesë ministri i të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Fatmir Gjeka kundrejt kandidatëve të Nik Gjeloshajt, zëvëndëskryeministër dhe ministër i Zhvillimit Ekonomik. Megjithatë duhet të presim edhe pakë kohë për të parë kush do të ketë ndikimin më të madh në vendimin final te Ministria e Arsimit dhe Shkencës në Malin e Zi. Te dy këto politikanë, që flejnë nën çarçafin e Qeverisë, do të bëjnë çmos që kandidatët (militantët) e tyre të zgjidhen në poste aq të rëndësishme për arsimin në gjuhën shqipe, pasojat e të cilëve do ti vuajnë shkollat dhe formimi i përgjithshëm i nxënësve.

Sipas sinjaleve të para, ndikimin më të madh në përzgjedhjen e këtij kuadri drejtues do ta ketë Forumi Shqiptar, të cilën gjë e dëshmon edhe zgjedhja drejtor e vëllait të ministrit të Administratës Publike, Marash Dukaj, në Shkollën fillore “Bashkimi” në Skorraq të Hotit.

Prandaj duket shumë naive përpjekja e KKSH-së të luaj rolin e një partneri imponues kur gjithnjë e më shumë po zhytet në lojërat politike të partive që nuk çojnë askund, përveçse në humbjen e shpresës rinore për një të ardhme më të mirë.

KKSH, për fat të keq, në vazhdimësi bën shkelje të rënda ligjore duke nisur nga procedura e zgjedhjes së anëtarëve të tij, ku nënshkrimet kopjohen pa pikë turpi nga listat zgjedhore të partive politike shqiptare, te kurdisja e Kuvendit të Elektorëve, formimi i komisioneve e deri tek Këshilli programor i “Kohës javore”, që janë mbuluar kryesisht me partiakë apo militantë të tyre. Në një subjekt të këtillë mungon mendësia e avancimit kulturor e arsimor, gjë që dëshmohet me mospërfshirjen e personaliteteve dhe ekspertëve të njohur nga shkenca, kultura dhe informimi. Si pasojë e kësaj qasjeje, disa projekte të inicuara dhe të realizuara nga jashtë , siç është rasti i librave të historisë për shkollat në gjuhën shqipe, KKSH i mbylli në sirtarin e vet dhe po hesht kundrejtë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, me të cilët duhet të përmbushet obligimi ligjor i programeve mësimore në gjuhën shqipe. Ky është dhe mbetet paradoksi i një institucioni kryesor i vetadministrimit kulturor, arsimor dhe politik i pakicës shqiptare, ku në vend të shërbimit për interesat kombëtare vepron si një filial politik për interesa të gushta partiake.

Previous Post

 Proskripcioni në arsim – Shkruan: Mark Junçaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org