Sot, më 20 qershor, Organizata Turistike e Tuzit organizoi një turë rekreative me kajak në Liqenin e Shkodrës, duke mbledhur pjesëmarrës të shumtë të apasionuar pas natyrës dhe aktiviteteve në ajër të hapur.
Gjatë turës, pjesëmarrësit patën mundësinë të shijojnë peizazhet e veçanta të Liqenit të Shkodrës, të njihen nga afër me biodiversitetin e pasur të kësaj zone dhe të përjetojnë qetësinë që ofron natyra.
Aktiviteti u zhvillua në një atmosferë pozitive dhe rekreative, duke promovuar vlerat natyrore të Malësisë, turizmin aktiv dhe rëndësinë e ruajtjes së mjedisit.
Përmes kësaj iniciative, Organizata Turistike e Tuzit vazhdon të promovojë Liqenin e Shkodrës si një destinacion tërheqës për aktivitete rekreative dhe përjetime unike në natyrë.
Malesia.org




