Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka nënshkruar sot kontratat me klubet sportive për shpërndarjen e mjeteve financiare në kuadër të bashkëfinancimit të programeve të punës së organizatave sportive për vitin 2026.
Në bazë të vendimit për shpërndarjen e mjeteve nga Konkursi Publik për bashkëfinancimin e programeve të punës së organizatave sportive, Komuna e Tuzit ka ndarë gjithsej 36.000 euro për mbështetjen e sportit lokal.
Sipas vendimit, mjetet janë shpërndarë si më poshtë:
- FK “Malesija 2010” – 13.400 euro
- FK “Tuzi” – 6.000 euro
- FK “Milesh” – 4.000 euro
- Klubi i vallëzimit “Tip Toe” – 5.300 euro
- Xhudo Klubi “Deçiq” – 3.900 euro
- Taekwondo Klubi “Alba” – 3.400 euro
Nga Komuna e Tuzit theksojnë se mbështetja e sportit dhe krijimi i kushteve sa më të mira për zhvillimin e aktiviteteve sportive mbetet një ndër prioritetet e pushtetit lokal, me fokus të veçantë tek të rinjtë dhe zhvillimi i tyre sportiv.
/MALESIA.ORG/


