• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 16 Qershor, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

14 Qershori 1941 – Ngritja e parë e organizuar e flamurit shqiptar në Ulqin që nga rënia e qytetit nën Malin e Zi më 1880

16 Qershor, 2026
in Opinione/Editoriale, Headline
14 Qershori 1941 – Ngritja e parë e organizuar e flamurit shqiptar në Ulqin që nga rënia e qytetit nën Malin e Zi më 1880
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Xheladin Zeneli

Me 14 Qershor 1941, u ngrit flamuri shqiptar në mënyrë të organizuar në Ulqin nga banorët shqiptarë të këtij qyteti me rrethinë. Kjo ishte një ngjarje e rëndësishme historike duke pasur parasysh faktin se kjo ishte ngritja e flamurit shqiptar në mënyrë të organizuar për herë të parë, pas rënies së Ulqinit nën Malin e Zi në vitin 1880.

Në ngritjen e flamurit ishin prezent me mijëra shqiptar nga Ulqini, Ana e Malit, Shtoji,Zogaj, Kraja etj. Vetë fakti që ky manifestim i bashkoj shqiptarët pa dallim besimi fetar, dëshmon për ndjenjën dhe vetëdijën e lartë kombëtarë të banorëve të atëherëshëm shqiptar të kësaj treve.

Ja si e përshkruan këtë ngjarje Rrok Mark Dush Shkreli, si pjesëmarrës dhe dëshmitar i saj në librin e tij “Në Valët e Jetës”:

“…. Në ditën e Korpit dhe gjakut të Krishtit, më datë  14 Qershor të vitit të shenjtë 1941 edhe në Ulqin ngritëm Flamurin e lavdishëm kombëtar ku mora pjesë edhe unë personalisht, madje pata nderin e madh që me dorën time ta vendos në shtizë në kompanjelin e Kishës famullitare të Shën Zefit në Ulqin. Atë ditë ishte mbledhur popull i madh nga Ana e Malit, Ulqini me rrethina, Shestani e Kraja që  kishin ardhur në panagjyrën dhe procesionin e madh përditën e Korpit te Krishtit dhe për  festen e Flamurit qe po pergatiteshim ne.Erdhën edhe krerët e iu bashkuan popullit, Dom Nikollë Tusha, Caf Beg Ulqini, Dom Ivo Bellashi, Hoxhë Llunja, Lush Paloka, Dede Gjo Nike Delija, Selë Lamja me të birin Elezin, Rexhep Dollaku e shumë ulqinakë  me ta…”.

Shumica e organizuesve dhe drejtuesve të këtij manifestimi kombëtar, më vonë do të ndiqen dhe persekutohen nga regjimi i kohës.Lidhur me këtë, Fahri Buçinca në librin e tij “ Cafo Beg Ulqini” shkruan:

“Paria intelektuale dhe atdhetarët që udhëheqnin në organizmin e ketij manifestimi për ngritjen e flamurit kombëtar, u persekutuan nga Partia Komuniste posa ata instaluan pushtetin e tyre në  Nëntor të vitit 1944 e sidomos gjatë vitit 1945.Bëhet më dije së nga dora e armikut janë vrarë më se 70 qytetarë të Ulqinit dhe të rrethinës, kurse një numër i konsideruar janë dënuar deri në 20 vite burgim e disa madje edhe pushkatuar”.

Paradoksi i partive politike shqiptare në Komunën e Ulqinit

Është për keqardhje që 14 Qershori kalon për çdo vit  pa u shënuar, kështu që edhe këtë vit si vit jubilar i saj, nuk pati asnjë organizim lidhur me përkujtimin e kësaj date të rëndësisshme për shqiptarët e Komunës së Ulqinit.

Shqiptarët në Mal të Zi, kanë të drejtë e tyre kushtetuese që të shënojnë  dhe të përkujtojnë ngjarjet e tyre historike kombëtare, por për çudi ata këtë të drejtë shpeshëherë nuk e ushtrojnë aq sa duhet. Në Komunën e Ulqinit aktualisht pushtetin e mbajnë partitë politike shqiptare.

Paradoksi më i madh është janë këto partitë shqiptare që e quajnë vehten ‘parti nacionale’ e që gjatë fushatave të tyre zgjedhore bartin dhe valvisin flamurin shqiptar por kur është rasti për të përkujtuar dhe festuar një ngjarje të rëndësishme siç është përvjetori i ngritjes së këtij flamuri në Ulqin, 85 vite më parë, ata si të tillë, e injorojnë dhe e anashkalojnë. Pra, flamuri shqiptar është i mirë për të mbledhur vota gjatë fushatave zgjedhore por jo edhe për të kujtuar sakrificat e atyre që kontribuan aq shumë në ushtrimin e kësaj të drejteje kombëtare  qe ata e gëzojnë sot.

14 Qershor 2026

Tags: UlqinXheladin Zeneli
Previous Post

Simpozium shkencor në Tuz në 148-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org