Shoqata “Jehona e Malësisë” nga Michigan, SHBA, do të financojë ndërtimin e një qendre ditore për fëmijët me aftësi të kufizuara në Tuz.
Qendra do të ofrojë shërbime terapeutike, edukative dhe psikosociale, me qëllim zhvillimin e kapaciteteve të fëmijëve dhe rritjen e përfshirjes së tyre në jetën shoqërore.
Nisma pritet të ndikojë ndjeshëm në përmirësimin e përditshmërisë së familjeve, të cilat shpesh përballen me mungesë të mbështetjes së specializuar, duke u mundësuar atyre më shumë hapësirë për angazhim në jetën profesionale dhe sociale.
/MALESIA.ORG/


