Organizata ndërkombëtare Freedom House ka publikuar raportin më të fundit “Freedom in the World 2026”, ku vendet e Ballkanit Perëndimor vazhdojnë të klasifikohen si “pjesërisht të lira”.
Sipas raportit, Shqipëria renditet vendi më i mirë në rajon, duke grumbulluar 69 pikë, duke lënë pas edhe Malin e Zi me 68 pikë dhe Maqedoninë e Veriut me 67 pikë.
Ky vlerësim e vendos Shqipërinë në krye të Ballkanit Perëndimor për sa i përket të drejtave politike dhe lirive civile, duke shënuar gjithashtu një përmirësim krahasuar me vitin e kaluar.
Në të njëjtin raport, Kosova renditet me 61 pikë, duke mbetur në kategorinë “pjesërisht e lirë”, por me një rritje të lehtë nga një vit më parë.
Në raportin e Freedom House për vitin 2026, Serbia dhe Mali i Zi janë të vetmet vende të Ballkanit Perëndimor që kanë shënuar përkeqësim në nivelin e lirisë.
Ndërkohë, Serbia renditet më keq në rajon, me vetëm 53 pikë, duke qenë vendi me performancën më të dobët në Ballkanin Perëndimor sipas këtij indeksi.

Raporti i Freedom House analizon gjendjen e demokracisë, të drejtave politike dhe lirive civile në 195 vende të botës, dhe për vitin 2025 thekson një trend global negativ, me më shumë vende në rënie sesa në përmirësim.
Renditja:
• 🇦🇱 Shqipëria – më e mira në rajon
• 🇲🇪 Mali i Zi – pas Shqipërisë
• 🇽🇰 Kosova – përmirësim i lehtë
• 🇷🇸 Serbia – më e dobëta në Ballkanin Perëndimor
Në këtë mënyrë, raporti konfirmon një diferencë të qartë mes vendeve të rajonit, me Shqipërinë në krye dhe Serbinë në fund të renditjes.
/MALESIA.ORG/


