Një sondazh i publikuar së fundmi, ku pretendohet se 81.4% e shqiptarëve në Mal të Zi e konsiderojnë Malin e Zi si shtet amë, ngjall dyshime në vërtetësinë e hulumtimit të bërë nga agjencia Spektrum Analitika.
Sipas këtij hulumtimi, vetëm 18.6% e shqiptarëve janë shprehur se shteti amë për ta është Shqipëria, ndërsa shumica kanë përzgjedhur Malin e Zi. Ky rezultat shihet me skepticizëm.
Në trojet shqiptare në Mal të Zi, veçanërisht në zonat ku shqiptarët janë gjithnjë shumicë, në Malësi dhe Ulqin, identiteti kombëtar shqiptar historikisht ka qenë i lidhur me Shqipërinë, si në aspektin kulturor, gjuhësor dhe emocional. Për këtë arsye, pretendimi se një shumicë kaq e madhe e shqiptarëve e konsiderojnë Malin e Zi si shtet amë shihet nga shumëkush si i diskutueshëm.
I njëjti hulumtim tregon se 94,9 përqind e boshnjakëve thanë se e konsiderojnë Malin e Zi vendin e tyre amë.
Numri më i vogël i qytetarëve me kombësi kroate e percepton Malin e Zi si atdheun e tyre. Vetëm 14,3 përqind, ndërsa plot 85,7 përqind e tyre e konsiderojnë Kroacinë si atdheun e tyre.
/MALESIA.ORG/


