• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 2 Shkurt, 2026
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Instituti Albanologjik – Domosdoshmëri kombëtare dhe kulturore

29 Janar, 2026
in Opinione/Editoriale, Headline
Instituti Albanologjik – Domosdoshmëri kombëtare dhe kulturore
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Msc. Marjan Lulgjuraj

Hapja e Institutit Albanologjik në Mal të Zi do të përbënte një hap të rëndësishëm shkencor, kulturor dhe kombëtar për shqiptarët që jetojnë në këtë shtet. Ky institucion nuk do të kishte vetëm karakter akademik, por bart një mision të gjerë shoqëror: ruajtjen, dokumentimin dhe promovimin e identitetit kombëtar shqiptar si një popull autokton me rrënjë të thella historike në këto troje. Shqiptarët në Malin e Zi kanë jetuar ndër shekuj në territoret e tyre autoktone, duke ruajtur gjuhën, traditat dhe kulturën, pavarësisht sfidave historike, politike dhe shoqërore. Megjithatë, në mungesë të një institucioni të specializuar shkencor, shumë aspekte të historisë dhe trashëgimisë kulturore shqiptare kanë mbetur të pashkruara, të fragmentuara ose të pambrojtura. Në këtë kontekst, Instituti Albanologjik do të shërbente si një qendër e besueshme kërkimore për studimin e gjuhës, historisë, letërsisë, folklorit dhe etnologjisë shqiptare në Mal të Zi.

Një nga arsyet kryesore që e bën të domosdoshme hapjen e këtij institucioni është ruajtja e identitetit kombëtar shqiptar. Gjuha shqipe, të folmet lokale, dialekti veriperëndimor, onomastika, leksiku, zakonet dhe traditat përbëjnë shtyllat themelore të këtij identiteti. Përmes studimeve shkencore dhe dokumentimit sistematik, Instituti do të ndihmonte në mbrojtjen e këtyre vlerave nga asimilimi dhe harresa, duke ua transmetuar ato brezave të ardhshëm.

Po ashtu, Instituti Albanologjik do të luante një rol kyç në dokumentimin e historisë së shqiptarëve në Mal të Zi. Shumë ngjarje, figura dhe kontribute të rëndësishme të komunitetit shqiptar nuk janë trajtuar mjaftueshëm në historiografinë zyrtare. Një qasje shkencore, e bazuar në burime arkivore dhe kërkime në terren, do të mundësonte ndriçimin e së kaluarës dhe do të forconte argumentin e shqiptarëve si popull autokton në këtë hapësirë.

Rëndësia e këtij institucioni shtrihet edhe në fushën e arsimit dhe zhvillimit shkencor. Instituti do të krijonte mundësi për studiues të rinj, do të organizonte konferenca, simpoziume dhe botime shkencore, duke kontribuar në ngritjen e nivelit të studimeve albanologjike në Mal të Zi dhe më gjerë. Njëkohësisht, ai do të shërbente si urë bashkëpunimi me institute dhe universitete të tjera rajonale dhe ndërkombëtare e ngushtësisht me Tiranën, Prishtinën, Shkupin, Shkodrën, Tetovën e po ashtu edhe me katedra të tjera bashkëpunuese.

Në një plan më të gjerë, Instituti Albanologjik në Malin e Zi do të kishte edhe një rol përfaqësues ndërkombëtar, duke prezantuar kulturën dhe trashëgiminë shqiptare në qarqet akademike botërore. Kjo do të ndikonte pozitivisht në njohjen dhe respektimin e komunitetit shqiptar si pjesë përbërëse e shoqërisë multietnike të Malit të Zi.

Hapja e Institutit Albanologjik në Mal të Zi nuk është vetëm një nevojë akademike, por një domosdoshmëri kombëtare dhe kulturore. Ky institucion do të ishte një shtyllë e fortë për ruajtjen e identitetit shqiptar, për afirmimin e shqiptarëve si popull autokton dhe për ndërtimin e një të ardhmeje ku trashëgimia kulturore dhe historike e këtij komuniteti të ruhet, të zhvillohet dhe të respektohet në mënyrë të qëndrueshme.

Në përfundim, nderime për propozuesin Nikollë Camaj. Urojmë të gjithë bashkë që kjo nismë të kthehet në realitet dhe kështu të fillojë edhe në këto treva tradita e një institucioni të tillë!

Tags: Marjan LulgjurajInstituti Albanologjik në Mal të Zi
Previous Post

Shoqata “Malësia e Madhe” nis organizimin për formimin e ansamblit folklorik në Michigan

Next Post

Marina Kastrati, zëri human i kujdesit social në Ulqin

Next Post
Marina Kastrati, zëri human i kujdesit social në Ulqin

Marina Kastrati, zëri human i kujdesit social në Ulqin

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org