• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Të rinjtë nga Lugina e Preshevës vizitojnë Ulqinin dhe Malësinë

8 Nëntor, 2025
in Të Ndryshme, Headline
Të rinjtë nga Lugina e Preshevës vizitojnë Ulqinin dhe Malësinë
Share on FacebookShare on Twitter

Me iniciativë të përbashkët të Këshillave Kombëtare Shqiptare në Mal të Zi dhe në Serbi, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet tyre, u realizua një vizitë e të rinjve nga Lugina e Preshevës në trevat shqiptare të Malit të Zi.

Të rinjtë fillimisht u pritën në selinë e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, ku u mirëpritën nga kryetari, z. Faik Nika. Në fjalën e tij përshëndetëse, Nika theksoi rëndësinë e njohjes dhe bashkëpunimit mes të rinjve shqiptarë nga treva të ndryshme.

“Në kuadër të aktiviteteve të rregullta të Këshillit, e shoh të domosdoshme zhvillimin e takimeve të përbashkëta mes të rinjve shqiptarë. Kemi filluar këtë nismë me shpresën që të ketë vazhdimësi dhe që vizitat e ndërsjella të rinisë të ndihmojnë në krijimin e urave lidhëse ndërmjet nesh,” – u shpreh Nika.

Gjatë qëndrimit në Ulqin dhe Tuz, pjesëmarrësit u takuan me bashkëmoshatarë, organizata shqiptare dhe përfaqësues të institucioneve, përfshirë Këshillin Kombëtar Shqiptar, ministra shqiptarë, deputetë dhe kryetarë komunash. Ata gjithashtu vizituan vende me rëndësi kulturore e historike, duke u njohur nga afër me trashëgiminë shqiptare në Mal të Zi.

Kryetari Nika falënderoi bashkëpunëtorët që ndihmuan në realizimin e këtij projekti: Gzim Muratin nga shoqata “The Future”, Besfort Sulejmanin, koordinator i Zyrës për të Rinjtë në Preshevë, Nazif Veliqin, kryetar i OJQ-së “Horizonti i Ri”, dhe Ilir Gojçajn, kryetar i OJQ “Alb Progress”.

Ky projekt shënon një tjetër hap në zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy këshillave kombëtarë shqiptarë, me qëllim që të forcohet ndërlidhja institucionale dhe të nxitet pjesëmarrja aktive e të rinjve në jetën shoqërore e kombëtare.

/MALESIA.ORG/

Tags: Faik NikaKëshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi (KKSH)Lugina e PreshevësMalësiaUlqin
Previous Post

Kur kreu i shtetit dekoron kryedjallin

Next Post

Deçiqi fiton 1:0 kundër Jezeros

Next Post
Deçiqi fiton 1:0 kundër Jezeros

Deçiqi fiton 1:0 kundër Jezeros

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org