Klubi i basketbollit Deçiq ka nisur zyrtarisht sezonin 2025/26.
Formacioni i ekipit do të mbetet kryesisht i njëjtë me disa ndryshime, ndërsa drejtuesit theksojnë se synimi kryesor është të shfrytëzohet çdo mundësi për rezultate më të mira, edhe pse pozicioni i mesëm në tabelë shihet si realitet.
Në krye të stafit teknik do të jetë sërish Simon Ivezaj, i cili për sezonin e tretë radhazi do të udhëheqë ekipin. Pas një viti historik me 12 fitore, Ivezaj synon të tejkalojë këto arritje, duke vënë në pah njohuritë dhe përvojën e tij në pankinë.
Sa i përket menaxhmentit të klubit, struktura drejtuese është: kryetar i klubit është Fisnik Gjokaj, drejtor sportiv Nik Gjokaj, sekretar Mark Dukaj dhe fizioterapist Emir Gjokaj.
Në ditët në vijim, KB Deçiq ka paralajmëruar prezantimin e plotë të lojtarëve që do të përfaqësojnë klubin në këtë sezon të ri.
/MALESIA.ORG/