Falë përkushtimit dhe këmbënguljes së Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, sot u realizua shpërndarja e mjeteve mësimore të nevojshme për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe. Ceremonia u mbajt në ambientet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Inovacionit.
Në aktivitet morën pjesë Ministrja e Arsimit, Angjella Jakshiq-Stojanoviq, sekretari shtetëror Fikret Lulanaj, drejtori i Drejtorisë për Arsim të Pakicave Kombëtare, Dragan Mijushkoviq, përfaqësuesi i Entit për Mjete dhe Tekste Shkollore, Dimitrov Popoviq, si dhe drejtorët e shkollave fillore ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.
“Ky hap konsiderohet një arritje e rëndësishme për komunitetin shqiptar në Mal të Zi, duke dëshmuar edhe një herë se avancimi i arsimit në gjuhën shqipe mbetet ndër prioritetet kryesore të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve,” – thuhet në njoftimin e Këshillit.
/MALESIA.ORG/