• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E enjte, 2 Tetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Etnike/Rajoni/Bota

Kuvendi i Shqipërisë miraton qeverinë e re të Edi Ramës

19 Shtator, 2025
in Etnike/Rajoni/Bota, Headline
Kuvendi i Shqipërisë miraton qeverinë e re të Edi Ramës
Share on FacebookShare on Twitter

Kuvendi i Shqipërisë miratoi programin dhe përbërjen e qeverisë së re të kryesuar nga Kryeministri Edi Rama, pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit 2025, ku Partia Socialiste fitoi mandatin e katërt qeverisës. Vendimi “Për miratimin e programit politik dhe përbërjes së Këshillit të Ministrave” u miratua me 82 vota pro nga 140 deputetë.

Seanca, që zgjati rreth 28 minuta, u shoqërua me debate dhe tensione. Konflikti nisi kur kryeministri Rama kërkoi që Kuvendi të shfaqë një mesazh nga ministra e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, Diella. Deputetët e opozitës e kundërshtuan këtë paraqitje, duke e quajtur antikushtetuese, dhe për disa minuta bllokuan foltoren, duke hedhur edhe sende ndaj anëtarëve të Këshillit të Ministrave.

Sipas dekreteve të Presidentit Bajram Begaj, përbërja e kabinetit të ri është si më poshtë:

  • Zëvendëskryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë: Belinda Balluku
  • Ministre e Punëve të Brendshme: Albana Koçiu
  • Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme: Elisa Spiropali
  • Ministër i Mbrojtjes: Pirro Vengu
  • Ministër i Financave: Petrit Malaj
  • Ministër i Turizmit, Kulturës dhe Sportit: Blendi Gonxhja
  • Ministër i Mjedisit: Sofjan Jaupaj
  • Ministre e Arsimit: Mirela Kumbaro Furxhi
  • Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale: Evis Sala
  • Ministre e Ekonomisë dhe Inovacionit: Delina Ibrahimaj
  • Ministër i Drejtësisë: Besfort Lamallari
  • Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Andis Salla
  • Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor: Ervin Demo
  • Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin: Adea Pirdeni
  • Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin: Toni Gogu
  • Ministre Shteti dhe Kryenegociatore me Bashkimin Evropian: Majlinda Dhuka

Pas ceremonisë së betimit në Presidencë, kabineti i ri do të fillojë zyrtarisht detyrën, duke hapur një kapitull të ri në qeverisjen e vendit.

/MALESIA.ORG/

Tags: Edi RamaQeveria e Shqipërisë
Previous Post

Gjelaj: Ndërmarrja Publike “Deponia” nuk ka miratimin e Komunës së Tuzit

Next Post

KKSh – Shpërndahen mjetet mësimore për shkollat shqipe në Mal të Zi

Next Post
KKSh – Shpërndahen mjetet mësimore për shkollat shqipe në Mal të Zi

KKSh - Shpërndahen mjetet mësimore për shkollat shqipe në Mal të Zi

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org