• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E hënë, 11 Gusht, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Të Ndryshme

Anton Vulaj, një model dhe frymëzim për brezat e rinj

9 Gusht, 2025
in Të Ndryshme, Headline
Anton Vulaj, një model dhe frymëzim për brezat e rinj
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Gjekë Gjonaj

Një shembull i mirë që me sukses ia arriti  të realizojë  rezultate mbresëlënëse  biznesi  në Mal të Zi  është  Anton Vulaj nga  Tuzi,  zona e Malësisë së Madhe. Ai sot  me stafin    e kompanisë    së  vet   “Castellana Co”   arriti   të forcojë  pozicionin e saj  udhëheqës si lider në shpërndarjen e pjesëve të automobilave dhe shërbimeve në tregun malazez. Falë shpirtit të tij sipërmarrës kjo kompani  u rrit në një simbol të besueshmërisë dhe inovacionit në industrinë e automobilave.

Për rezultatet e  biznesit, të  arritura në vitin 2024, Shoqata e    Menaxherëve të Malit të Zi ( AMM)   i  ka ndarë    Anton Vulajt, themelues dhe drejtor ekzekutiv i “Castellana Co”,  çmimin më prestigjioz  të biznesit në nivel të shtetit – Menaxher i Vitit në kategorinë e ndërmarrjeve të mesme, si një njohje profesionale për ndihmesën e tij personale në zhvillimin e ekonomisë dhe menaxhimit malazez. Ky aktivitet tradicional u mbajtpak ditë më parë në Podgoricë  nën patronazhin e Qeverisë, ku morën pjesë gati 400 personalitete, përfshirë përfaqësues të Qeverisë, autoriteteve lokale, trupit diplomatik, organizatave të biznesit, kompanive dhe medias.

Vulaj shprehet  krenar dhe  i lumtur me këtë arritje, të cilën modestisht ia  dedikon stafit të tij, që përbëhet nga 180 punonjës.

“E vlerësoj shumë dhe  është nder për mua që u përzgjodha menaxher i vitit nga kjo shoqatë kaq prestigjioze në Mal të Zi, e cila ndanë çmime vjetore për menaxherët, sipërmarrësit dhe punëdhënësit më të suksesshëm për rezultatet e biznesit të arritura gjatë vitit të kaluar. Duke pasur parasysh se sa e fuqishme është industria  e automobilave ku ne punojmë, të them të drejtën ky çmim ka qenë mjaft surpizues për mua, por në të njëjtën kohë u ndjeva shumë krenar dhe  i lumtur që puna ime u vlerësua maksimalisht. Çmimi i sivjetshëm e ngriti edhe më lartë imazhin  tim dhe të kompanisë. Shpërblimin, edhe pse individual, unë e shoh si vlerësim i një pune të gjatë dhe bashkëpunim të mirë me stafin tim të    kompanisë. Kam një staf të shkëlqyer, që bën një punë të mrekullueshme dhe kolegë që punojnë në pozicione të ndryshme, që kanë dhënë një ndihmesë shumë të madh për të arritur deri këtu”,  thekson  Vulaj.

“Castellana Company” ekziston që nga viti 1998,  kurse si një servis  familjar  në Tuz u themelua që në vitin 1964.  Me kalimin e kohës, kompania u zhvillua, kështu që arriti të ketë  20 objekte ( dyqane)  shitjeje   ne pakicë,  pothuaj në të gjitha komunat në Mal të Zi, duke u bërë kështu   rrjeti më i madh i shitjes me pakicë  të gomave, pjesëve dhe pajisjeve  të automjeteve.

Kjo kompani e suksesshme ofron në të gjithë vendin  produkte nga marka dhe shërbime të njohura  të botës, si riparime mekanike, rregullim marshesh, ndërrim vaji dhe balancim gomash. Selia e kompanisë është në Tuz, ku menaxhmenti përqendrohet në transformimin digjital, efikasitetin operacional dhe rritjen e qëndrueshme. Kompania ofron një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimesh të krijuara për të përmbushur më së miri nevojat e konsumatorëve.

“Ne jemi krenarë të themi se në çdo dyqan “Castellana Company”   në të gjithë Malin e Zi  klientët tanë do të gjejnë gjithmonë të njëjtin standard shërbimi të dedikuar, të njëjtat produkte të një cilësie më të lartë si dhe përkushtimin e një stafi profesional i cili është i gatshëm të mbështesë çdo problematikë apo kërkesë të tyre.

Si anëtare e rrjetit global NEXUS Automotive International, “Castellana Company”,  ndjek në mënyrë aktive trendet botërore dhe zbaton standardet më të larta. Kompania investon vazhdimisht në modernizim, edukim të stafit dhe zgjerim të ofertës. Përmes më shumë se dy dekadash biznesi, kompania jonë  i mbetet besnike misionit të saj – të ofrojë shërbim të nivelit të lartë, të ndërtojë besim dhe të jetë lider në industrinë automobilistike të Malit të Zi.  Përveç kësaj, kompania jonë  po zbaton në mënyrë aktive një strategji zgjerimi me qëllim përmirësimin e mëtejshëm të ofertës dhe pranisë së saj në treg. Ajo gjithashtu planifikon të zgjerojë biznesin e saj përtej kufijve të Malit të Zi në tregjet e vendeve të rajonit. Strategjia e rritjes së “Castellana Company”,  synon ta pozicionojë kompaninë si një partner të besueshëm në industrinë e automobilave në të gjithë Ballkanin”, thekson Vulaj , duke treguar se  në këtë drejtim gjatë tri viteve të ardhshme planifikon të investojë 15020 milionë euro, prej  të cilave 70 për qind në Mal të Zi dhe 30për qind jashtë shtetit.

Misioni i kompanisë është të ndërtojë dhe të mirëmbajë marrëdhënie afatgjata biznesi me konsumatorët e vet, duke ofruar shërbime të shpejta dhe cilësore, të përshtatura sipas kërkesave individuale. Ajo  synon ë ngjallë siguri dhe besim tek dhjetëra-mijëra konsumatorë, të cilët aktualisht i ka në sistem, me ofrimin e shërbimeve  me cilësi të lartë, disponueshmëri dhe besueshmëri.

“Përpiqemi të plotësojmë nevojat dhe dëshirat e tyre dhe në këtë mënyrë të gjithë bëhemi më të suksesshëm. Pranojmë përgjegjësi personale dhe përpiqemi të jemi gjithmonë të ndryshëm, më të mirë dhe të inkurajojmë progresin”. u shpreh Vulaj.

Ai shton se vizioni ynë  është që të arrijnë  standardet me të cilat masim vendimet dhe veprimet tona,  të jemi një kompani moderne, inovative dhe efikase që ofron shërbim superior dhe kontribuon në një cilësi më të lartë jetese për klientët tanë. “Kompleksi ynë në Tuz flet shumë për këtë, ku kemi gjithçka në një vend – shërbim, shitje me pakicë dhe shumicë. Nëpërmjet përvojës, besueshmërisë  dhe  vizionit  kompania jonë   synon të nxisë një mentalitet të ri për rritjen e biznesit të ndershëm, brenda  rregullave ligjore të shtetit”, pohon Vulaj .

Rrugëtimi i këtij sipërmarrësi malësor shqiptar   me përvojë dhe  të  suksesshëm në biznes  nuk ishte aspak i lehtë  sidomos,  gjatë  periudhës së  tranzicionit,  viteve të  trazuara  dhe të pavolitshme, të paqëndrueshme dhe  pa rregulla të sakta për zhvillimin e biznesit   në Mal të Zi.  Megjithatë ai  sot falë aftësive   të tij drejtuese dhe punës me nder e përkushtim  gëzon një autoritet të madh në mesin e të gjithë menaxherëve, sipërmarrësve dhe punëdhënësve në Mal të Zi dhe  më gjerë. Çmimi i sivjetshëm e ngriti edhe më lartë imazhin e  tij dhe të kompanisë të  cilën e drejton me sukses.

As ai vetë, ndoshta,  nuk do ta kishte besuar  dy dekada  e gjysmë më parë,  po t’i kishin thënë se një  djalë i ri  nga  Tuzi (Malësia), do të bëhej  një nga  sipërmarrësit më të njohur në vend, duke sfiduar të gjitha vështirësitë dhe pengesat  e kohës. Për sukseset e tij në fushën e industrisë së automobilave  është vlerësuar edhe më parë me çmime të larta, ndër të cilat veçojmë çmimin  e kompanisë gjermane “ Boch” , “ kompanisë “ Forbs”  dhe të   grupacionit “ Nexus”.

Anton Vulaj, përveçse si  sipërmarrës i suksesshëm, është i njohur edhe si filantrop ( bamirës) jo vetëm për komunitetin tonë, por për të gjitha komunitetet tjerabrenda dhe jashtë  vendit pa dallim kush janë dhe prej nga janë për të cilat,  nga thjeshtësia e tij, nuk dëshiron të flasë.

Falë  motivacionit, strategjisë, vizionit, punës së palodhur me përkushtim, gjatë së cilës   ai  natyrshëm ka pasur rënie dhe  ngritje,   është një model dhe frymëzim për brezat e rinj për të krijuar  një jetë më të mirë me dinjitet.  

Tags: Anton VulajCastellana Co
Previous Post

Salaj: Takimi Gjeloshaj-Mandiq, optikë e shtembëruar politike dhe morale

Next Post

KF Deçiqi fiton 0:1 ndaj FK Jedinstvo

Next Post
KF Deçiqi fiton 0:1 ndaj FK Jedinstvo

KF Deçiqi fiton 0:1 ndaj FK Jedinstvo

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org