Kabineti i presidentit Jakov Millatoviq mbrëmë ka kërkuar nga kryeministri Milojko Spajiq që të shkarkojë menjëherë ministrin Nik Gjeloshaj, pasi sipas tij ai e ka kërcënuar. Sipas njoftimit, rasti është paraqitur edhe te drejtori i Policisë.
Prokuroria Themelore në Podgoricë ka hapur çështje pas denoncimit të presidentit të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, i cili pretendon se është kërcënuar nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Nik Gjeloshaj.
Nga Prokuroria kanë njoftuar se do të thërrasin për dëshmi të dy zyrtarët para se të marrin vendim lidhur me rastin.
Nga ana tjetër, Gjeloshaj ka hedhur poshtë akuzat e presidentit, duke i quajtur ato të pavërteta dhe tentativë për të devijuar vëmendjen publike nga ligji që Milatoviq ktheu në rivotim.
Millatoviq tha se zëvendëskryeministri Nik Gjeloshaj i ka dërguar një mori kërcënimesh dhe mesazhesh të papërshtatshme menjëherë pasi është bërë publike se kreu i shtetit e ka kthyer Ligjin për tatimin mbi pasurinë e paluajtshme në Kuvend për rishqyrtim.
/MALESIA.ORG/