• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 11 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Gjelaj: Jo ndërtimit të deponisë sanitare në parcelat që ndodhen ekskluzivisht në territorin e Komunës së Tuzit

8 Korrik, 2025
in Lajme, Headline
Gjelaj: Jo ndërtimit të deponisë sanitare në parcelat që ndodhen ekskluzivisht në territorin e Komunës së Tuzit
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka deklaruar se nuk do të lejojë që të imponohen zgjidhje që lidhen me territorin e Tuzit dhe se është hequr nga fuqia projekti urbanistik “Deponia sanitare me qendër riciklimi”, me çka është vënë qartë pikë përpjekjeve për planifikim të njëanshëm, thuhet në deklaratën e tij.

Lexo deklaratën e plotë:

Me rastin e veprimeve të paligjshme të Kryeqytetit të Podgoricës dhe ndërmarrjeve publike të veta, duke shkelur dispozitat elementare të Ligjit për vetëqeverisjen lokale dhe Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, duke vendosur për hapësira që pa dyshim i takojnë Komunës së Tuzit, theksoj si vijon:

Komuna e Tuzit nuk do të lejojë që askush, jashtëligjshëm dhe pa pëlqimin e komunës, të imponojë zgjidhje që kanë të bëjnë me territorin e Komunës së Tuzit.

Kushtet urbanistiko-teknike me numër 06-333/24-13399/8 të datës 07.11.2024, të lëshuara për ndërtimin e deponisë sanitare në parcelat që ndodhen ekskluzivisht në territorin e Komunës së Tuzit, paraqesin ndërhyrje të pacipë në kompetencat e komunës. Edhe më e papranueshme është fakti që akte të tilla merren pa asnjë dijeni të Komunës së Tuzit.

E kujtoj opinionin publik dhe organet kompetente se Kuvendi i Komunës së Tuzit, që më 28 dhjetor 2023, ka marrë Vendim për heqjen nga fuqi të Projektit Urbanistik „Deponia sanitare me qendër riciklimi“, me çka është vënë pikë përfundimtare ndaj të gjitha përpjekjeve për planifikim arbitrar në territorin tonë nga ana e Kryeqytetit apo çdo subjekti tjetër.

Kërkojmë urgjentisht që Kushtet urbanistiko-teknike të anulohen menjëherë dhe i gjithë procedimi të ndalet.

Komuna e Tuzit do të parashtrojë kallëzime penale kundër personave përgjegjës që, jashtë kompetencave të tyre, në emër dhe për llogari të Komunës së Tuzit kanë lëshuar kushte urbanistiko-teknike, si dhe leje e miratime të tjera që pa dyshim i përkasin kompetencës ekskluzive të Komunës së Tuzit, duke ekzistuar dyshim i bazuar se kanë kryer vepra penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare dhe punës së pandërgjegjshme në shërbim.

Komuna e Tuzit nuk kërkon asgjë që nuk i takon, kërkon vetëm atë që është e veta. Dhe këtë nuk do ta marrë askush.

Dhe në fund, nëse këmbëngulin të vazhdojnë të shkelin ligjin, me të gjitha mjetet, së bashku me qytetarët, do të parandalojmë që të ndërtohet më tej në deponinë tonë.

Lindon Gjelaj

Kryetar i Komunës së Tuzit

Tags: Lindon Gjelaj
Previous Post

Gjelaj: Mbyllja e të vetmes barnatore shtetërore në tuz është e papranueshme, rrezikohet shëndeti i mijëra qytetarëve

Next Post

Koncert festiv për 50-vjetorin e karrierës së Nikollë Nikprelaj

Next Post
Koncert festiv për 50-vjetorin e karrierës së Nikollë Nikprelaj

Koncert festiv për 50-vjetorin e karrierës së Nikollë Nikprelaj

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org