KF Deçiqi nga Tuzi ka nisur me intensitet përgatitjet për Europa Conference League dhe për sezonin e ri të Ligës së parë të Malit të Zi.
Në disa ditët e fundit, klubi ka zyrtarizuar nënshkrimin me disa futbollistë të rinj, të cilët pritet të sjellin freski, përvojë dhe cilësi në skuadër.
Trimror Selimi dhe Arlind Maloku janë dy lontarët nga Kosova të cilët kanë nënshkruar me KF Deçiq.
Selimi në sezonin e fundit ka luaj per KF Flamurtarin e Vlorës, ndërsa Maloku vjen nga nga KF Feronikeli 74 dhe është përfaqësues i U21 të Kosovës.
Deçiqi gjithashtu ka nënshkruar me futbollistin e ri nga Malësia Ilirian Camaj.
Për Camajn kjo është kontrata e parë profesionale. Ai ishte kapiteni i juniorëve të KF Deçiqi.
Lojtarë tjerë të ri të cilët nënshkruan me Deçiqin janë edhe: Millosh Dragojeviq, Petar Pavliqeviq,Ballsha Radusinoviq dhe Stefan Goluboviq