• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E martë, 1 Korrik, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Opinione/Editoriale

Skënderbeu i deformuar nuk është art monumental

2 Qershor, 2025
in Opinione/Editoriale, Headline
Skënderbeu i deformuar nuk është art monumental
Share on FacebookShare on Twitter

Shkruan: Albert Bikaj

Mund të duket pak e çuditshme, por para jush kemi imazhin e fituesit të konkursit për skulpturën e Skënderbeut në Komunën e Ulqinit! E cila, me qenë se ra fjala, u prit jo me pak reagime pakënaqësie nga qytetarët.

Që t’ju kurrsej kohën, do i bie shkurt – drejtë e në temë.

Kur është fjala për veprat e artit dhe cilësinë e tyre më së pari më bie ndermend një thënie, apo më mirë të them, qasja e eseistit anglez, i shquar si kritik i modernitetit, i quajtur G. K. Chesterton. Sipas tij vepra e mirë na tregon të vërtetën për heroin e vet; ndërsa romani i dobët na tregon të vërtetën për autorin e tij. Pa dashur të jem i vrazhdë, ajo që dua të them është se vepra domosdoshmërisht flet për cilësinë dhe filozofinë e autorit.

Nëse një skulptor apo piktor dëshiron të shprehë “ekspresionin abstrakt” të talentit të vet në statuja publike me karakter historik, atëherë mbase ka ngatërruar zanat. Një qasje e tillë mund të arrihet shkelqyeshëm në poezi – në artin e fjalës, ku abstraksioni ka sens – por zor se mund të thuhet e njëjta në skulpturë monumentale, e cila ka kufizime të qarta që burojnë nga vetë natyra e saj përfaqësuese. Natyrisht, kjo vlen gjithmonë nëse artisti ka si parësore të theksojë dhe madhështojë veprën, jo vetvetën.

Si ithtar i artit dhe filozofisë estetike tradicionale perëndimore e them me plotë bindje se skulptura e mirëfilltë nuk ka nevojë për eksperimentime të tepruara apo për ndërhyrje konceptuale që kërkojnë interpretime teorike për t’u kuptuar. Assesi nuk jam kundër kreativitetit por vepra duhet të flasë vetë, të komunikojë drejtpërdrejt me publikun, të japë një përjetim emocional dhe historik pa e humbur kuptimin “në përkthim”.

Perndryshe, qasjet artistike hermetike dhe abstrakte – që promovohen sot globalisht – me pretendim thuajse snobist ndaj gjithë traditës, historisë dhe filozofisë së artit, shpesh janë jo vetëm të pakuptueshme apo të papërshtatshme, por tmerrësisht jo estetike, bile absurde edhe qesharake.

Prandaj, me gjithë respektin për autorin dhe komisionin përzgjedhës të Komunës, kam frikë se kjo vepër nuk është e denjë për vendin që i është dhënë.

Pse?

Pasi fillimksht nuk përputhet me kriteret estetike-arkitekturore-monumentale të qytetit të Ulqinit.

Së dyti, nuk më duket se përputhet me idenë, identitetin, as qëllimin e kremtimit të trashëgimisë historike që ulqinakët dhe shqiptarët e Malit të Zi në përgjithësi – duan të nderojnë dhe t’ua trashëgojnë brezave të ardhshëm.

Në rastin më të mirë, një vepër e tillë mund të zërë vend në ndonjë ekspozitë eksperimentale apo muzeale bashkëkohore me prirje “avantgarde”, por jo në hapësirë publike ku pritet të ngrihet një monument përbashkues dhe përfaqësues me karakter historik dhe nacional – me financim publik.

E kuptoj se ideja dhe qëllimi është “hapi me kohën”, por më duket se janë kapërcyer shumë shkallë me ngut për hir të manisë së qënit “modern”. Kjo mani, si çdo tepri tjetër, e bën vepruesin dhe veprën qesharake. Historia ka përplot raste të tilla – sidomos sot, në shekullin ku kjo mani ende dominon.

Kujtoj këtu shembullin e statujës së Atë Gjergj Fishtës në Shkodër – një grumbull bllokësh të zymtë jo vetëm që nuk frymëzojnë, por shpërfillen ose më keq, kur merr vesh se kujt i dedikohet të lë shije tejet të hidhur.

Kuptohet, ky nuk është rasti i vetëm, ka sa të duash. Rasti i Ulqinit, për fat të keq, thjesht i bashkangjitet serisë së rasteve të tilla jo vetem te statujat, por edhe te objektet institucionale, kulturore dhe fetare. Përçudnimi dhe shpërfytyrimi nuk është perparim as avantgarde, por kjo është temë tjetër në vete.

T’i kthehemi temës. Ta shohim një herë veprën në fjalë.

Çfarë kuptimi monumental, historik dhe artistik ka një Skënderbe me këmbë dhe pantallona të gjera moderne, trup të imët të disproporcionuar, përkrah katër figura siameze të ngjeshura brenda të njëjtës formë? Çfarë mesazhi përcjell kjo për heroin dhe komunitetin tonë?

Të bëjmë një krahasim të thjeshtë. Çfarë vlere estetike dhe ndjesie paraqet kjo statujë në krahasim me “Skenderbeun” e Odhise Paskalit në Tiranë apo me statujën madhështore të sapoinaguruar në Tuz?

Ndoshta nuk jam mjaftueshëm “postmodern” për ta kuptuar si duhet këtë çështje.

E mbase nuk ka as çfarë për të kuptuar pasi realiteti në këtë rast është i qartë.

Jam nga ata persona që beson se kur mbreti është lakuriq duhet ta kemi guximin intelektual dhe çiltërsinë morale prej fëmije ta themi të vërtetën haptazi.

Kështu që mund të them me bindje se publiku nuk ka nevojë për art të pakuptueshëm, por për vepra që nderojnë historinë dhe që paraqiten me dinjitet. Skulptura monumentale ka si qëllim trashëgiminë, jo “provokimin” apo sprovën e tekave subjektive artistike pasi monumentet janë kujtesë kolektive historike, jo eksperimente.

Ulqini, ky qytet i bukur mesdhetar, i ngjeshur me histori dhe kulturë, i rrethuar nga një kala aq e lashtë sa madhështore — dhe sidomos një figurë si Skënderbeu, për të cilin fjalët janë gjithnjë të tepërta — meritojnë shumë më tepër se kaq.

Previous Post

Monumenti i Skënderbeu i cili do të vëndoset në Ulqin

Next Post

Qyteza e Tuzit: Problematika e trafikut për shkak të rrugës ndërkombëtare që kalon nëpër rrugën kryesore

Next Post
Qyteza e Tuzit: Problematika e trafikut për shkak të rrugës ndërkombëtare që kalon nëpër rrugën kryesore

Qyteza e Tuzit: Problematika e trafikut për shkak të rrugës ndërkombëtare që kalon nëpër rrugën kryesore

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org