• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E premte, 26 Dhjetor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Kulturë

Hapet Kolonia Artistike “Një gotë për Gjeloshin”, në Tuz

6 Korrik, 2023
in Kulturë, Headline
Hapet Kolonia Artistike “Një gotë për Gjeloshin”, në Tuz
Share on FacebookShare on Twitter

Komuna e Tuzit edhe këtë vit është mikpritëse e artistëve të mirënjohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut si dhe Mali i Zi, në kuadër të kolonisë artistike të titulluar „Një gotë për Gjeloshin“.

Artistët – Mikel Temo, Helidon Haliti, Ormira Lulani, Ermal Baboçi, Fatmir Juka, Musa Prelvukaj, Ariana Bekteshi, Burhan Ahmeti, Verim Zendeli, Leon Gorvokaj dhe Monika Dukaj do të pikturojnë për tri ditë me radhë në zona të ndryshme të Malësisë ku tematikë do të kenë xhubletën.

Siç theksohet edhe ne sloganin e siperpermendur, kjo koloni i kushtohet piktorit, bashkevendasit tonë me permasa kombetare dhe nderkombetare, maestros Gjelosh Gjokaj.

Tema qendrore e kolonisë së sivjetme do të jetë Xhubleta.
Perndryshe kjo veshje e sterrlashte shqiptare në vitin e kaluar u shpall nga UNESKO si një vlerë kulturore jomateriale e gjithë njerzimit.
Para 5 vitesh, saktesisht në vitin 2018 profesoresha e nderuar Aferdita Onizi në një trajtim të saj kushtuar Xhubletes, duke cituat ungjillin sipas Gjonit theksoi se: “e para ishte fjala… kurse në trashegiminë kulturore shqiptare e para ishte Xhubleta”.

Poashtu vlen të theksohet këtu se në fillimin të ketij viti, menjeherë pas shpalljes së xhubletes si trashegimi e gjithë njerzimit, Kryetari i Komunes së Tuzit z. Nik Gjeloshaj e shpalli vitin 2023 si “Viti i Xhubletes”.

Gjithashtu gjatë gjithe vitit janë të paraparë aktivitetet e shumta kushtuar Xhubletes,nder to janë simpoziumi shkencore kushtuar xhubletes, dhe Sfilata e Xhubletes, e cila do te mbahet neser, me 7 korrik, tek Sheshi i Ri.

Koloninë e shpalli të hapur sekretarja e Sekretariatit për vetqeverisje lokale, njehere edhe organizatore e ketij eventi znj. Marina Ujkaj, kurse të pranishmit i përshendeten dhe folen për rëndësinë e xhubletës edhe artistët Musa Prelvukaj nga Kosova, Mikel Temo nga Shqiperia dhe Verim Zendeli nga Maqedonia e Veriut, e gjithë kjo nën moderimin e gazetares Bora Lucaj.
Malesia.org

Previous Post

Pa marrëveshje mes Spajiq dhe partive të pakicave?

Next Post

Simpozium shkencor kushtuar xhubletës

Next Post
Simpozium shkencor kushtuar xhubletës

Simpozium shkencor kushtuar xhubletës

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org