• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E shtunë, 28 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Më në fund, qeveria e Malit të Zi vendos sanksione ndaj Rusisë

8 Prill, 2022
in Lajme, Headline
Më në fund, qeveria e Malit të Zi vendos sanksione ndaj Rusisë
Share on FacebookShare on Twitter


Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë vazhdimisht thirrje Malit të Zi që të zyrtarizojë sanksionet kundër Rusisë.

Pas disa shtyrjeve, Qeveria e Malit të Zi ka miratuar më 8 prill sanksione kundër Rusisë, për shkak të sulmit të paprovokuar kundër Ukrainës.

“Sapo është miratuar një paketë masash kufizuese kundër Rusisë! Faleminderit të gjithë ministrave për bashkëpunimin!”, ka thënë zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq përmes një postimi në Twitter.

Pas vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, institucionet qeveritare
duhet të ngrijnë pronat dhe burimet ekonomike të disa shtetasve dhe kompanive
ruse në Mal të Zi dhe të ndalojnë punën e mediave qeveritare ruse.

Hapësira ajrore malazeze ishte e mbyllur më parë për avionët rusë, sepse vendimi formal i Qeverisë nuk ishte i nevojshëm për atë vendim.

Për shkak të mungesës zyrtare të kryeministrit Zdravko Krivokapiq, seancën e së premtes e ka drejtuar Abazoviq.

Më 1 mars, Mali i Zi në mënyrë deklarative iu bashkua sanksioneve të miratuara nga Bashkimi Evropian kundër Rusisë, por Qeveria e kryeministrit Zdravko Krivokapiq shmangu marrjen e një vendimi që ato të mund të zbatoheshin në praktikë.

Qeverisë së kryeministrit Zdravko Krivokapiq iu dha votë mosbesimi në fillim të shkurtit të këtij viti dhe deri më tani nuk është zgjedhur kryeministër i ri.

Brenda Qeverisë janë dy rryma të kundërta në mandatin teknik, të drejtuara nga kryeministri Krivokapiq dhe zëvendëskryeministri Abazoviq.

Abazoviq këmbënguli që Qeveria të miratojë një vendim për zbatimin e sanksioneve ndaj qytetarëve rusë që janë në listën e zezë të Bashkimit Evropian, derisa Krivokapiq propozoi formimin e një “trupi koordinues për të monitoruar futjen dhe zbatimin e masave ndërkombëtare për kriza në Ukrainë”.

Në seancat e kaluara të Qeverisë nuk ka pasur përkrahje të mjaftueshme nga ministrat për miratimin e ndonjë propozimi.

Ambasadorja amerikane në Mal të Zi, Judy Rising Reinke e ka përgëzuar Qeverinë e Malit të Zi për marrjen e vendimit për sanksione.

“Bravo! E rëndësishme të shohësh që vendi aleat, Mali i Zi u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian, të cilat janë të krijuara për të zvogëluar aftësitë e Rusisë që të financojë luftën e saj jonjerëzore dhe të paprovokuar ndaj popullsisë së Ukrainës”.

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara i kanë bërë vazhdimisht thirrje Malit të Zi që të zyrtarizojë sanksionet kundër Rusisë.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Mal të Zi njoftoi më 7 prill se i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mori garanci nga kryeministri Krivokapiq se Mali i Zi do të miratonte sanksione.

Më 7 mars, Qeveria e Rusisë e përfshiu Malin e Zi në listën e vendeve të huaja që “kryen veprime armiqësore kundër Rusisë, personave juridikë dhe fizikë rusë”.

Previous Post

Shoqata ,,Malësia e Madhe’’ – Michigan, ndanë për studentë bursa me vlerë 23.600$

Next Post

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku, vizitoi komunën e Tuzit

Next Post
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku, vizitoi komunën e Tuzit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Hajrullah Çeku, vizitoi komunën e Tuzit

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org