• Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org
E diel, 29 Qershor, 2025
  • Login
Malesia Org
Advertisement
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
No Result
View All Result
MALESIA.ORG - Tuz, Malësi
No Result
View All Result
Home Lajme

Autoambulancë, dhuratë nga Ambasada e Kinës për Komunën e Tuzit

15 Shkurt, 2022
in Lajme, Headline
Autoambulancë, dhuratë nga Ambasada e Kinës për Komunën e Tuzit
Share on FacebookShare on Twitter

Sot, në ambientet e ndërtesës së Komunës së Tuzit u bë pranim-dorëzimi i automjetit të ambulancës, donacion i Ambasadës së Republikës Popullore të Kinës në Mal të Zi për Komunën e Tuzit.

Të pranishëm në ceremoninë e pranim-dorëzimit të automjetit ishin Ambasadori i Republikës Popullore të Kinës në Mal të Zi, Shkëlqesia e tij Liu Gjin, ministrja e shëndetësisë, Jelena Boroviniq-Bojoviq, drejtori i Ndihmës së Shpejtë Mjekësore të Podgoricës, Vuk Nikoviq si dhe drejtuesi i njësisë organizative për situata të jashtëzakonshme në Tuz, z. Behar Axhoviq.

Gjeloshaj falënderoi Republikën popullore të Kinës për këtë donacion të veçantë i cili do t’i shërbejë Ndihmës së Shpejtë Mjekësore të Tuzit dhe qytetarëve, duke rritur cilësinë e shërbimit, donacion i cili, siç theksoi ai, nuk është i pari që komunës së Tuzit i vjen nga ky shtet, pasi që vite më parë komuna jonë fitoi donacion nga po ky shtet – automjetin për shpërndarjen e ujit, i cili përdoret edhe sot për furnizimin e zonave rurale.

Teksa përgëzoi kryetarin Gjeloshaj për punën dhe mënyrën e organizimit të Komunës, ambasadori Gjin theksoi se automjeti është dhuruar në shenjë falënderimi për kujdesin e vazhdueshëm që Komuna ka edhe ndaj qytetarëve Kinezë që jetojnë në komunën e Tuzit e sidomos në kohën e karantinës dhe shprehu bindjen se bashkëpunimi ndërinstitucional do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ministrja ceku bashkëpunimin e mirë të qeverisjes lokale me atë qendrore në rastin konkret për të mirën e shëndetit të qytetarëve të komunës së Tuzit. Gjithashtu lavdëroi angazhimin e strukturave lokale për realizimin e këtij donacioni. Në vazhdim gjithashtu falënderoi popullin mik kinez dhe Ambasadën e Republikës Popullore të Kinës në Mal të Zi për donacionet e shumta.

Gjatë dorëzimit të automjetit, të pranishëm ishin edhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Tuzit dhe nënkryetarët e Komunës.


 

Previous Post

Genci Nimanbegu, për perkrahjen e Qeverisë

Next Post

Në iniciativë të vendasve, fshati Muzheçk do të ketë një rrugë të mirëfilltë

Next Post

Në iniciativë të vendasve, fshati Muzheçk do të ketë një rrugë të mirëfilltë

Fotografia e muajit

Kënga e Muajit

Facebook Instagram Youtube
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti
  • stafi@malesia.org

© 2000 - 2024 malesia.org

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • Hyrje
  • Lajme
  • Opinione/Editoriale
  • Etnike/Rajoni/Bota
  • Mërgata
  • Kulturë
  • Sport
  • Të Ndryshme
  • Rreth Nesh
  • Marketing
  • Kontakti

© 2000 - 2024 malesia.org